“Një zë më tha, ti nuk do vdesësh”, rrëfehet Beqir Potka: Ja si u arratisa drejt Amerikës në shkurt të ’89-ës

Një histori e jashtëzakonshme njerëzore, në kufijtë e të pabesueshmes është ajo e Beqir Potkës.

Emri i shumë shqiptarëve ndër vite lidhet me histori arratisjesh por jo e Potkës e cila është një përpjekje e guximshme mes jetës dhe vdekjes.

Ai shkoi drejt ëndrrës amerikane duke e marrë parasysh që mund të vdiste, por  asgjë nuk e ndali.

Ishte vetëm 23-vjeç kur dëshira që bluante në kokë për një jetë më të mirë drejt Amerikës do të bëhej realitet. Por ai rrugëtim është i denjë për një skenar filmi.

Në fakt dikush e bëri libër dhe Beqir Potka erdhi në “Esencë” bashkë me shkrimtarin Eris Rusi i cili e ka rrëfyer historinë e tij në librin “American Dream”.

Të arratisesh kur e di se mund të vdesësh nga çasti në çast. Këtë bëri Beqir Potka.

Ndërsa shkrimtari Eris Rusi thotë se e ka sjellë historinë në mënyrë artistike duke i veshur emocionin dhe dramën që kjo histori mbart.

Pas arrestimit të të atit nga regjimi i kohës, Potka vendos të gjejë rrugën e jetës me  guxim duke e lënë përfundimisht Shqipërinë.

“Jeta e vështirë më bindi pa kthim që të marr një vendim”-thotë ai.

Për 1 vit familja e tij nuk ka pasur asnjë dijeni se ku ndodhej Beqir Potka, ata mund të hamendësonin edhe vdekjen e tij. Por largimi në SHBA ishte një pikë kthese në jetën e tij, tashmë të ndryshuar tërësisht.

Një prej momenteve të guximshme të jetës së tij ai sot e kujton me emocione të përziera por me bindjen që është një prej vendimeve më të mira që ka marrë në jetë./shqiptarja.com

ObserverKult


Lexo edhe:

GAQO TASHKO, SHKENCËTARI QË MIDIS DY DASHURIVE ZGJODHI SHQIPËRINË

Ishte fillim shtatori i vitit 1966 kur fati do të më privilegjonte të takoja dhe të bisedoja vetëm pak çaste me Rektorin tim të Institutit të Lartë Bujqësor, shkencëtarin Gaqo Tashko. 

Nga Bashkim Koçi

Për “hallin” që më kish zënë më këshilluan shokët se atë mund ta zgjidhte e t’i jepte rrugë vetëm rektori dhe askush tjetër. Po ç’hall kasha unë, nxënësi me gjimnaz të porsambaruar dhe që më kishin dhënë të drejtën për të vazhduar studimet për mjek veteriner pranë këtij Instituti?  Po ja, këtu qëndronte problemi që nuk i jepja dot drejtim.

Fakulteti që më kishin dhënë të drejtën për të studjuar, pra atë të veteriarisë, nuk më pëlqeu që ditën që ma komunikuan.

Por ata që u bënë sebep që ta ndaja mendjen për të mos pranuar të vijoja të shkoja për të marë leksionet, ishin dy-tre kuaj të dobët, aq sa mezi qëndronin në këmbë. Ata kullosnin në qejfin e tyre në sheshin me bar përpara godinës së fakultetit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult