“Një zonjë nga Argjentina” titullohet pjesa teatrale premiera e së cilës që do të rihapet pas afro dy vitesh dyert e Qendrës së Artit Skampa në Elbasan pas mbylljes për shkak të pandemisë.
Komedia synon të rikthejë publikun artdashës në teatër pas një kohe të gjatë shkëputjeje. Pikërisht kushtet në të cilat ndodhet vendi për shkak të pandemisë dhe nevoja e publikut për art, janë në qendër të mesazhit që jep pjesa teatrale.
Organizatorët premtojnë një argëtim të sigurt për publikun, ndërsa komedia do të jetë pjesë edhe e festivalit ndërkombëtar të teatrit Skampa 2021, një festival ky që tashmë është kthyer në një traditë në periudhën e vjeshtës në Elbasan./a2
LEXO EDHE: Kastriot Çaushi, aktori që shkëlqen edhe në teatër edhe në film