Osho: Një burrë kalon sa nga njëra grua tek tjetra, shoqëri sipërfaqësore!

osho

“Një burrë kalon nga njëra grua tek tjetra dhe vazhdon t’i këmbejë gratë pa të keq. Njerëzit mendojnë se është dashnor i madh, por nuk është e vërtetë. Ai shmanget. Përpiqet ta shmangë çdo përfshirje të thellë, sepse me përfshirjen në një lidhje duhet të përballohen problemet dhe dhimbjet.

Nga Osho

Kështu që ai burrë vendos të veprojë në mënyrë të sigurtë, duke u munduar të mos krijojë asnjëherë diçka shumë të fortë me dikë. Nëse krijon diçka të fortë, mundet të mos dalësh dot prej saj. Dhe nëse ndjen diçka të fortë për dikë, edhe ai person do të ndiejë diçka për fortë për ty. Është ndjenjë proporcionale.

Mënyra e vetme për të krijuar diçka të thellë me dikë, është ta lejosh të krijojë edhe ai person diçka të fortë me ty. Është dhënie dhe marrje, është këmbim. Më pas, është shumë më e vështirë për të dalë nga një marrëdhënie e fortë. Dhimbja bëhet akoma më e fortë në rast ndarjeje.

Kështu që njerëzit mësojnë “të luajnë” me siguri: mjafton të lejosh të mbizotërojë çdo gjë sipërfaqësore. Mjafton të krijosh lidhje të përkohshme, pa shumë angazhime. Kjo gjë po ndodh në botë. Njerëzit po humbasin gjithë pjekurinë. Pjekuria krijohet në momentin, kur je në gjendje të përballosh dhimbjen e qenies tënde; pjekuria krijohet kur je gati të përballosh sfida. E nuk ka sfidë më të madhe se dashuria”.

Përgatiti U.V/ ObserverKult

Lexo edhe:

MYRVETE ALLMETA: “MAM, PSE U BË KURBAN NJË GRUA DHE JO NJË BURRË?”

një burrë rozafa

Nga Myrvete Allmeta

Një pyetje naive, e sinqertë, jo prej një fëmije, por prej një 20 vjeçari, më befasoi, pikërisht në kalanë e Shkodrës. Atje ku tre lumenj bashkojnë krahët e tyre, për të përqafuar fort legjendën e një gruaje-kurban, që mban muret mijëra vjeçare në këmbë.

– “Mam, pse u bë kurban një grua dhe jo një burrë?”