Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare, piktori i mirënjohur shqiptar, Pjerin Sheldija.
I njohur si “Mikelanxheloja i Shkodrës”, ai ishte autor i mbi 200 afreskëve në mbi 35 kisha në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Angli.
Çdo punim Sheldija e ka dhuruar duke mos pranuar ta shesë për para. Pikturat e tij, janë kaq të rralla sa 3 prej tyre, ndodhen sot në Vatikan.
Pjerin Sheldija është vlerësuar nga Papa Benedikti i 16 me “Distiktivin e Kryqit të Shenjtë për Kishën dhe Papën”./BW
Lexo edhe:
KUSH ISHTE BUJAR ZAJMI, PIKTORI QË U NDA NGA JETË
Afro 7 dekada krijimtari, zemra e artistit që aq shumë e deshi frymën kombëtare në veprën e tij, piktorit-grafist Bujar Zajmi, u ndal më 27 gusht, në moshën 83-vjeçare.
‘Ai pas ekspozitës, dhe siç më rrëfeu e bija, u ndie shumë i gëzuar, i respektuar, sepse kuptoi që vepra e tij vlen. Dhe kur një artist ikën nga jeta me mendimin se vepra e tij vërtet vlera është një lumturi e madhe. Kërkesa e tij, që largimi fizik i tij të kalojë në heshtje, është diçka shumë njerëzore, që tregon akoma më shumë për vlerat e një artisti të vërtetë’, thotë drejtori i Galerisë së Arteve të Tiranës, artisti Abaz Hado.
Me një koleksion të pasur, me mbi 7 mijë vepra, e punë ende të pazbuluara që ruhen në shtëpinë-studio të tij, Bujar Zajmi do të mund të kishte ekspozuar më shumë, por siç rrëfente në të gjallë askush s’ia pat kërkuar. Deri në të fundit ekspozitë kur Galeria e Tiranës një muaj më parë krijoi një pikë takimi për të zbuluar 100 vepra të tij.
Në tërësinë e madhe të artit pamor do të mbahet mend për veprat me vlerë, sepse ndonjëherë ne shohim tablo të mëdha, zhurmë, projektor, po ka disa punë, që janë si gurë të çmuar e kur zbulohen janë shumë sfidues’, thotë Hado.
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU