Njihuni me 7 vjeçarin që reciton 2800 vargje të Fishtës

Quhet Nikoll Prendi dhe është veç shtatë vjeçar, por tashmë emri i tij është i njohur nga videot virale që po qarkullojnë në internet. Dhe kjo jo për ndonjë arsye qesharake siç jemi mësuar t’i shohim videot që kanë fatin të tërheqin përnjëherë mijëra klikime.

Vogëlushi nga fshati Balldre i Lezhës ka pasion recitimin dhe është i aftë të recitojë jo pak por plot 2800 vargje të At Gjergj Fishtës.

Ju ftojmë ta ndiqni: