Njofton MKRS: Vazhdon funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore

Kompleksi Memorial i Isë Boletinit në Mitrovicë dhe Shtëpia e Katarina Josipit në fshatin Zym të Prizrenit po i hapin dyert për komunitetin.

Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

Për mirëmbajtjen dhe menaxhimin efektiv të këtyre aseteve, sipas njoftimit të MKRS-së janë përzgjedhur dy organizata përfituese. Kjo është arritur nëpërmjet thirrjes publike të Ministrisë për funksionalizimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore.

“Përmes kësaj mbështetjeje, e para ndonjëherë, organizatat përkrahen financiarisht për tri vite. Kjo do të sigurojë program të pasur kulturor.

Gjithashtu, trashëgimia kulturore do të shfrytëzohet si mjet për kohezion shoqëror si dhe për zhvillim të qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomik”, thuhet në njoftim. / ObserverKult


Lexo edhe:

DORUNTINA KASTRATI PËRFAQËSON KOSOVËN NË EKSPOZITËN E 60-TË NDËRKOMBËTARE TË ARTIT NË BIENALEN E VENEDIKUT

Artistja Doruntina Kastrati do të përfaqësojë Kosovën në Ekspozitën e 60-të Ndërkombëtare të Artit në Bienalen e Venedikut në vitin 2024. Kjo me projekt propozimin e titulluar “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës”. Të kuruar nga Erëmirë Krasniqi dhe me komisionere Hana Halilaj.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e ka shpërndarë këtë lajm në rrjetet sociale dhe artistëve u ka uruar shumë suksese në Bienale.

“Padyshim ky projekt ka potencial të madh për t’u bërë një hap i rëndësishëm në trajektoren e Pavijonit të Kosovës. Përgëzime dhe shumë suksese në Bienale”, ka shkruar Çeku.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult