Njofton MKRS/ Vazhdon restaurimi i aseteve të trashëgimisë kulturore- ja në cilin objekt po punohet

Po vazhdon puna me intensitet të lartë në restaurimin e aseteve të trashëgimisë kulturore në gjithë vendin. Kështu përmes një njoftimi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se së fundmi ka përfunduar faza e parë e punimeve restauruese në Kishën Katolike “Engjëlli i Rojes” në Ferizaj.

“Tashmë është hapur procedura për fazën e dytë të restaurimit dhe për ndërhyrjet e radhës janë ndarë 1.3 milion euro”, ka njoftuar MKRS-ja.

Ky objekt me vlerë të trashëgimisë kulturore është ndërtuar një shekull më parë, dhe pas restaurimit të plotë do të vazhdoj të jetë i qasshëm për banorët dhe turistët.



ObserverKult

———

Lexo edhe:

MINISTRI HAJRULLA ÇEKU VIZITON OBJEKTET FETARE QË U RESTAURUAN

Katër objekte fetare të cilat janë restauruar i janë kthyer së fundmi në shfrytëzim besimtarëve dhe gjithë komunitetit në Gjakovë dhe Deçan.

Bëhet fjalë për tri objektet fetare në Gjakovë siç është Xhamia e Mahmut Pashës, Medreseja e Vogël dhe Xhamia e Sefës si dhe Xhamia e Drenocit në Komunën e Deçanit. Këtë e ka bërë me dije përmes një njoftimi në rrjetet sociale Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


U DOGJ MUAJ MË PARË, NISIN PUNIMET PËR RESTAURIMIN E OBJEKTIT TË MUZEUT TË MUZIKËS NË GJAKOVË

Në muajin gusht të këtij viti është djegur objekti i Muzeut të Muzikës në Gjakovë, pra ka pasur fatin e njëjtë sikurse shumë objekte kulturore që janë dëmtuar së fundmi në vend.

Por Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës përmes një njoftimi bëri të ditur se tashmë kanë filluar punimet për restaurimin e këtij objekti dhe se ky objekt do t’i kthehet komunitetit shumë shpejt.

“Në fazën e parë parashihen punimet e masave të sigurisë, si parakusht për vazhdimin e procedurave të tjera. Do të vazhdohet me projektin e restaurimit për ta kthyer këtë aset të çmueshëm në gjendjen e mëparshme”, ka njoftuar MKRS-ja.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult