ObserverKult ua sjell disa fotografi të rralla të viteve 1900:
- Macja me kotelet e saj duke kaluar një rrugë në Nju Jork, 1925
2. Kënd lojërash për fëmijë, 1900
3. Macja duke fotografuar, 1909
4. Polic tuneli në Nju Jork, 1950
5. Piloti duke rënë nga aeroplani, 1962
6. Times Square, Nju Jork 1903
7. Makinë ushqimi e hershme, 1918
8. Klubi Skocez i Ngjitjes për Zonja, Skotlandë 1908
9. Demonstrimi i një mausi të hershëm kompjuterik, 1968
10. Smoky, “veterani” i Luftës së Dytë Botërore, 1940
ObserverKult
Lexo edhe:
FOTOGRAFI QË TË RRËQETH: FËMIJA JETIM GËZOHET PËR KËPUCËT E REJA
“Fëmija që i lumturohet këpucëve të reja”, është një foto legjendare, e cila ka udhëtuar në kohë për të na gërvishtur cipën e hollë të kujtimeve, të asaj të shkuare, që i gëzoheshim diçkaje më një forcë shpërthyese përjetimi, e tillë sa mbetet ende sot gjurmë drite në kujtesën e viteve.
Fotoja, “Fëmija që i lumturohet këpucëve të reja”, evokon periudhën pasluftës së Dytë Botërore, kur austriaku 6-vjeçar, Hans Werfel jetonte në një jetimore. Foto është realizuar nga Gerald Waller, dhe publikuar në revistën LIFE më 30 dhjetor 1946 (faqe 22).
Pothuajse pesë vjet më vonë, më 24 shtator 1951 (faqe 180), e njëjta fotografi u rishfaq në LIFE falë një lexuesi, i cili i shkruan revistës se ky është Werfel, një jetim austriak 6-vjeçar, duke përqafuar një palë këpucë të reja dhuruar nga misionarët e Kryqit të Kuq Amerikan, veprimtaria e së cilës shtrihej në një pjesë të konsiderueshme të vendeve të goditura nga Lufta e Dytë Botërore.
Sa herë që e shikon këtë foto, është një emocion i veçantë që të pushton, një përzierje e përmallimit, dhimbjes së kujtimeve dhe një lumturimi sipëror, tejet i dritshëm, sepse askush nuk do të lumturohet çiltërsisht dhe me një forcë qiellore sa një fëmijë…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU