“N’mes katër muresh po shuhem, po vyshkem – si gjeth pa diell…”

Ju ftojmë të ndiqni njërën nga këngët që pati bërë bujë në Festivalin e 35-të të Këngës në RTSH, mbajtur në vitin 1996, këngën “Ti nuk më meriton” kënduar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, me tekst e muzikë  të Aida Barakut.

Më poshtë gjeni videon e këngës dhe tekstin.

Ti nuk më meriton

N’mes katër muresh po shuhem,
po vyshkem – si gjeth pa diell.
Depresion shumë i rëndë më kaplon,
gjoksin ma shtrëngon,
Ti se di –
se si çelik i fortë unë po qëlloj,
kur ende pe lëshoj.

E neveritshme, mërzitshme,
në gjendje t’rrezikshme – jam.
Komplekset shpërthejnë
e pakënaqur- si hije që toka s’ecë.
Në çdo moment e pasigurtë,
gati t’shpërthej në vaj.
Armik i vetëvetes jam!

Larg syve i verbër je,
ndjenja t’sigurta nuk ke.
Ti nuk më meriton!
Si topin ti po më gjunë,
si lodër me mua lunë.
Ti nuk më meriton!

E neveritshme, mërzitshme,
në gjendje t’rrezikshme – jam!
Komplekset shpërthejnë
e pakënaqur- si hije që toka s’ecë.
Në çdo moment e pasigurtë,
gati t’shpërthej në vaj.
Armik i vetëvetes jam!

Lehtë e pranove këtë fakt
se po vuaj e po mbaroj.
Ti nuk më meriton!
Mjeku dhe barnat më duhen.
pa gjumë e pa shpresë jetoj.
Ti nuk më meriton!
Dhomë e errët, perde e lëshuar
ndoshta më s’do hyjë pak diell,
në ujë të ftohtë…

Larg syve i verbër je,
ndjenja t’sigurta nuk ke.
Ti nuk më meriton!
Si topin ti po më gjunë,
si lodër me mua lunë.
Ti nuk më meriton!