Pas një sërë skandalesh që kanë njollosur çmimin më të lakmuar të letrave, Nobeli i Letërsisë do të jepet të enjten pa garancinë e gjetjes së ujërave të qeta dhe as të rrugëve të përtëritjes.
Kritikët letrarë suedezë të pyetur identifikojnë 15 pretendentë për Nobelin, pa përmendur favoritët e mëdhenj.
Mes tyre gjenden poetja kanadeze, Anne Carson, amerikania nga Karaibet, Jamaica Kincaid, keniani Ngugi wa Thiong’o, francezët, Maryse Condé dhe Michel Houellebecq apo amerikani, Thomas Pynchon.
Akademia suedeze, që do të japë Nobelin e 113-të të Letërsisë, të enjten në orën 13:00, ruan sekretin deri në momentin e fundit të votimit nga 18 anëtarët.
Vetëm për të mundur të përballet me atë të Paqes, titulli më i njohur i Nobelit, çmimi për letërsisë po përpiqet për të dalë nga periudhat më të trazuara të historisë së tij.
Në fund të vitit 2017, institucioni u prek nga përçarjet rreth mënyrës së trajtimit të akuzave kundër një francezi, Jean-Claude Arnault, bashkëshorti i një akademikeje dhe një figure me influencë në skenën kulturore suedeze, për përdhunim.
Skandali përçau institucionin, mes kataklizmës së “MeToo”, që hodhi dritë mbi kulisat e një institucioni të rrënuar nga intrigat, madje duke tronditur imazhin e një Suedie kampione për transparencën, ndershmërinë dhe barazinë.
Duke u tronditur në themele, tempullit të letrave iu desh të shtynte çmimin Nobel të Letërsisë 2018, që nuk kishte ndodhur kurrë më parë që prej luftës.
Pas një kohe të gjatë për daljen nga kriza, ai u rizhyt sërish duke i dhënë çmimin në tetor 2019 shkrimtarit austriak, Peter Handke, me pozicionime diabolike pro serbe.
Shkrimtarët hije
Akademia suedeze, që kishte mirëpritur pesë anëtarë të jashtëm për të rimarrë një frymë të re, ishte përballur me dy përplasje dere, duke dënuar mungesën e peshës së tyre në dy çmime të vitit të kaluar.
Emra të mëdhenj si japonezi Haruki Murakami ose franko-çeku, Milan Kundera janë përmendur shpesh në të kaluarën, por kurrë të nderuar me çmim Nobel, duke marrë parasysh edhe Philip Roth, i cili vdiq në 2018 pa Nobel.
Akademia shpesh ka preferuar kandidatët në hije sesa autorët tashmë në dritën e plotë.
Kur pesë europianëve u është dhënë çmimi Nobel këto vitet e fundit, a do të largohet akademia nga brigjet e njohura të Kontinentit të Vjetër? Amerikanet, Joyce Carol Oates, Joan Didion apo Marilynne Robinson, koreano-jugori, Ko Un, kanadezja, Margaret Atwood apo izraeliti, David Grossman do të mund të përfitojnë.
“Nëse akademia e di se çfarë është e mirë për atë, ajo duhet të zgjedhë Jamaica Kincaid”, nënvizon, Bjorn Wiman, kryeredaktor për kulturën në të përditshmen suedeze “Dagens Nyheter”.
“Duke shkruar mbi temat popullore si kolonializmi, racizmi dhe gjinia, ajo është pikërisht lloji i personit që do të çonte çmimin në drejtimin idealist të dashur për Alfred Nobel”, nënvizon ai, pa përjashtuar sidoqoftë që institucioni nuk preferon të nxjerrë në pah një kandidat të vjetër që ka pretenduar prej shumë vite, ashtu si bëri me Handken.
Mënyra të padepërtueshme
Shqiptari, Ismail Kadare, rumuni, Mircea Cartarescu, humgarezi Peter Nadas mund të kompletojnë triumfin e “Mitteleuropa” vitin e kaluar.
Prurje e re gjithashtu në parashikime, britanikja Hilary Mantel dhe romanet e saj historike.
Nëse Kincaid është një shkrimtar tepër muzikor që është e lehtë për t’u dashur, kritikja suedeze Madelaine Levy do të shihte një profil më në përputhje me shijet e Akademisë Suedeze, ashtu si Michel Houellebecq, i cili gjithashtu është mësuar me deklarata të diskutueshme.
“Me një vizion pesimist të Europës kontemporane dhe një vizion shumë negativ të njerëzimit, ku njeriu është një dështim i tillë, francezi, 64-vjeçar krijon letërsinë e madhe mbi dobësinë dhe shëmtinë e njeriut”, nënvizon kritikja, zgjedhja e zemrës e së cilës do të ishte Joan Didion dhe lloji i tij i eseve politiko-shoqërore shumë të gjalla sot.
Bookmakers-at e faqes ”Ladbrokes” shohin si triumfuese francezen e Guadalupës, Maryse Condé, me një rezultat 5 kundër 1, duke u renditur para ruses, Ljuudmila Oulitskaja, më pas Murakami dhe Atwood.
Por, në lojën e basteve, duke pasur parasysh numrin e shkrimtarëve të mëdhenj në mbarë botën, ekziston mundësia për të gabuar.
“Akademia i ka befasuar të gjithë shumë, shumë herë. Mënyrat e tyre janë të padepërtueshme”, thotë Madelaine Levy/ATSH-AFP.