“Paraja nuk sjell lumturi, por jep një ndjenjë kaq të ngjashme me lumturinë, saqë duhet një specialist shumë i mirë për të dalluar ndryshimin”. Kështu është shprehur regjisori Woody Allen.
Dhe, megjithëse shkenca nuk ka qenë në gjendje të tregojë nëse paraja sjell lumturinë apo jo, ka ekonomistë që kanë treguar se sa para nevojiten për të qenë të lumtur.
100.000 euro në vit (8 300 euro në muaj) kanë thënë nobelistët, mjaftojnë që një njeri të jetë i lumtur.
Dy fituesit e çmimit Nobel në Ekonomi, Daniel Kahneman dhe Angus Deaton, besojnë se një pagë e tillë “nuk është ndonjë gjë e madhe, është thjesht mesatare”.
Bankieri David Rockefeller, i cili ka qenë një nga njerëzit më të pasur në botë, ka shpjeguar se nuk është kaq e thjeshtë:
“Unë mund të blej 14 makina, por kam vetëm një të pasme”.
Ndërkohë, komediani amerikan Groucho Marx, ka lidhur paratë me lumturinë me këtë frazë:
“Lumturia përbëhet nga gjëra të vogla: një jaht i vogël, një avion privat i vogël, një vilë e vogël…”/gazetadita
ObserverKult
Lexo edhe:
EMERSON: PARAJA MUND TË BLEJË POTHUAJSE GJITHÇKA, POR JO RRAHJET E NGROHTA TË ZEMRËS…
Ralph Waldo Emerson është babai i letërsisë amerikane. U bë njeriu më i njohur i letrave në Amerikë, si një poet, eseist . Po ashtu njihet edhe si avokat i reformave sociale. Megjithatë ishte dyshues ndaj reformave dhe reformatorëve.
“Mbështetja te vetja”, vepra e tij më e famshme, mund të ndryshojë vërtet jetën tuaj për mirë. Vepra të tjera të famshme janë “Përmbledhja e Studiuesit Amerikan”. “Darka e Zotit”. “Natyra. Rrëfimet e Shën Agustinit”. “Adresa e Shkollës Hyjnore të Harvardit”, “Tiparet angleze”. “Burrat përfaqësues dhe përmbledhja e tij me poezi”.
Ai mbrojti heqjen e skllavërisë dhe vazhdoi të jepte leksione në të gjithë vendin gjatë viteve 1860. Në vitet 1870, Emersoni i moshuar njihej si “i urti i Concord”. Pavarësisht shëndetit të dobët, ai vazhdoi të shkruante, duke botuar “Shoqërinë dhe Vetminë në 1870” dhe një përmbledhje me poezi të titulluar “Parnassus në 1874”.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult