Shkrimtari austriak Peter Handke që sapo u shpërblye me çmimin “Nobel për letërsi” njihet për qëndrimet e tij pro-serbe.
Ai ishte shprehur edhe kundër vendimit të NATO-s për ta bombarduar Serbinë.
“Jam i lumtur që jam afër Slobodan Milosheviqit, i cili e ka mbrojtur popullin e tij”, ishte deklarata skandaloze e Handkes, në fjalimin e tij në varrimin e kasapit të Ballkanit.
Handke ka shkruar edhe një ese me titullin “Drejtësi për Serbinë”.
Në 20-vjetorin e bombardimeve ai ka qëndruar në Beograd, ku ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Forumi i Beogradit për Paqe dhe Barazi, në të cilin ka folur për 15 minuta rreth bombardimeve.
Shkrimtari Handke, gruaja e të cilit është serbe, ka vizituar në vitin 2014 Kosovën dhe serbëve që kanë mbetur në Hoçë të Madhe ua ka dorëzuar donacionin prej 50 mijë eurosh për ndërtimin e pishinës në fshat.
Donacioni ishte pjesë e shpërblimit “Henrik Ibzen”, që Peter Hendke e mori në vitin 2014./zeri