Fituesja e Çmimit Nobel, Svetlana Alexievich është duke e hapur një shtëpi të re botuese kushtuar ekskluzivisht botimit të autoreve gra.
Alexievich ka deklaruar për gazetën bjelloruese Nasha Nivatha që shpreson se kjo do të zbus raportin disproporcional të veprave të botuara, transmeton ObserverKult.
“Burrat janë kudo dhe shumë pak vepra të grave publikohen,” tha ajo.
Alexievich, tha se shpreson se kjo “do të ndikojë në besimin e grave shkrimtare dhe dëshirën e tyre për të shkruar”.
Shtëpia botuese do të hapet brenda pak muajsh, ndërsa të parat që do të botohen do të jenë autoret Eva Veznavets dhe Tatyana Skorkina./ ObserverKult