
Së shpejti në duar të lexuesve Shtëpia Botuese Littera sjell përmbledhjen poetike “Nokturno mbi atdhe” të poetit Eduard Frrokaj, një vëllim që shpalos një mozaik temash dhe përjetimesh të thella njerëzore, të ndërlidhura ngushtë me realitetin e kohës sonë.
Nëpërmjet poezive të këtij libri, autori trajton motive si dashuria dhe dhimbja, ikja dhe kthimi, iluzionet dhe ëndrrat, jeta dhe vdekja e njeriut bashkëkohor në vendin tonë. Poezitë ndërtojnë një hapësirë reflektimi ku individualja dhe kolektivja ndërthuren natyrshëm, duke e kthyer përvojën personale në përvojë të përbashkët.
Libri përbëhet nga pesëdhjetë poezi, të cilat prekin drejtpërdrejt temat e luftës dhe pasojat e saj, duke u artikuluar përmes zërit të viktimave dhe dëshmitarëve.
Botimi i këtij libri u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
ObserverKult






