Nomadland dhe Borat fitojnë çmimet kryesore në Golden Globes

Filmat Nomadland dhe Borat, kanë qenë fituesit më të mëdhenj të dielën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes.

Çmimin kryesor për dramën për të mirë e ka fituar filmi Nomadland, që personazh kryesor ka aktoren Frances McDormand. E cila portretizon një grua të pastrehë duke udhëtuar në Amerikën Perëndimore.

Chloé Zhao ka fituar çmimin e regjisores më të mirë, duke u kthyer në gruan e dytë që fiton këtë çmim në historinë e Golden Globes.

Vetëm Barbara Streisand është shpërblyer me këtë çmim më 1983. “Faleminderit të gjithëve që keni bërë të mundshme të bëj atë që dua”, ka thënë Zhao.

“Kam rënë në dashuri me bërje të filmave dhe me tregim të rrëfimeve. Sepse na ofron mundësi të qeshim dhe të qajmë së bashku, të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të kemi më shumë mëshirë për njëri-tjetrin”.

LEXO EDHE: KËTO JANË NOMINIMET KRYESORE TË EDICIONIT TË 78 TË GOLDEN GLOBES

Filmi Borat, vazhdim i projektit tejet të suksesshëm Borat më 2006, është shpallur filmi më i mirë në kategorinë e komedisë.

“Faleminderit për këtë shtyp krejtësisht të bardhë hollivudian”, ka thënë aktori Sacha Baron Cohen teksa ka pranuar çmimin. Duke iu referuar ekipit që ka votuar për aktorët dhe filmat, brenda të cilit nuk ka asnjë anëtar me ngjyrë.

Sa u përket kategorive televizive, seriali The Crown ka qenë fitues i madh, duke fituar katër çmime në total.

Josh O’Connor dhe Emma Corrin, janë shpërblyer për rolet e tyre në serial si Princi Charles dhe Princesha Diana, respektivisht.

Golden Globes përbën ngjarjen e parë të madhe filmike. Që nis sezonën e ndarjes së çmimeve për aktorë dhe filma. Dhe shpesh ky organizim është tregues se kush mund të fitojë edhe çmimet Oscar.

Të nominuarit dhe fituesit janë votuar nga 87 anëtarët e Asociacionit të Shtypit të Huaj të Hollywoodit, një grup i gazetarëve ndërkombëtarë me bazë në Kaliforni./REL