Filmi i Chloe Zhao “Nomadland” ka fituar katër çmime në Shoqatën Kombëtare të Kritikëve të Filmit.
Ky sukses i arritur në mbledhjen e 55-të të kësaj organizate, u kurorëzua me çmimin për fotografinë më të mirë, kinematografinë më të mirë, regjisoren më të mirë dhe aktoren më të mirë, transmeton ‘botasot’.
Frances McDormand ka fituar atë të aktores më të mirë ndërsa Zhao atë për regjisorin më të mirë.
Maria Bakalova fitoi çmimin e aktorës më të mirë në rol dytësor, në filmin “Borat Subsequent Moviefilm” dhe Paul Raci për “Sound of Metal”.