Pedagogia, Nora Malaj, ka deklaruar se Shqipëria është shumë afër prekjes së vijës së kuqe në arsim.
Malaj tha se jo më larg se në vitin 2030 jo vetëm që numri i nxënësve do pakësohet ndjeshëm por edhë mësuesit do të mungojnë, pasi gjithnjë e më pak studentë po zgjedhin të ndjekin studimet në degët e mësuesisë.
“Ne duhet të kuptojmë një gjë. Ne kemi një problem shumë të madh. Nga një anë kemi braktisjen e shkollës e nga ana tjetër kemi braktisjen e profesionit të mësuesit.
Studentët nuk po shkojnë më për mësuesi. Kjo është këmbana e alarmit që kam thënë, ne jemi në vijën e kuqe. Do më vinte shumë keq të bëja Kasandrën e të thosha se në 2030 nuk do kemi më as mësues. do kemi një krizë shumë të madhe”,-tha Nora Malaj.
ObserverKult
Lexo edhe:
HISTORIA E KËNGËS SË HAJREDIN PASHËS/ KUSH ISHTE PASHAI QË HUMBI 12 MIJË USHTARË NË DIBËR?
Është një këngë që dibranët nuk e harrojnë, për 170 vite me radhë, duke e kënduar nga brezi në brez. Kënga e famshme i kushtohet luftës kundër gjeneralit famëkeq turk, Hajredin Pashës, më 1844. Historia tregon se Hajredin Pasha, komandant turk, pësoi disfatë në luftë me shqiptarët, në mesin e shekullit XIX.
Në betejën e vitit 1844 kundër ushtrisë turke, që udhëhiqej nga Hajredin Pasha, Dibra luftoi me heroizëm e me një vendosmëri të madhe, sa që edhe gratë e fëmijët qenë të rreshtuar me luftëtarët e lirisë dhe pavarësisë. Përballë forcave numerikisht të shumta turke dhe të pajisura me artileri luftonin dibranët të vendosur për të mbrojtur Dibrën.
Nga mesi i shekullit 19-të Perandoria Turke shpalli Reformat e Tanzimatit, sipas të cilave viset shqiptare do të qeveriseshin nga qeveritarët turq, shqiptarët do të jepnin nizamë, do të paguanin taksa etj. Këto reformë centralizuese ishin përpjekje e Portës së Lartë për të përjetësuar sundimin turk mbi Shqipërinë…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU