Nostalgji: Këngët “e pavdekshme” të viteve ’90-ta që edhe sot i dëgjojnë të gjithë

Këngët “e pavdekshme” të viteve ’90 që edhe sot i dëgjojnë të gjithë, ja cilat janë ato

Udhëtimet për në destinacione më të largëta me çfarëdo mjeti të transportit dinë të jenë të mundimshme, andaj për të reduktuar lodhjen, për të shijuar pamjen dhe momentin nevojitet muzikë e mirë shoqëruese.

Varësisht se me kë po udhëtoni dhe cilat mund të jenë preferencat e tyre muzikore, ju duhet të jeni unik në përzgjedhjen e muzikës, nëse doni që të argëtoni të gjithë.

Vitet e ’90-ta ishin dekada më e njohur për muzikën. Pse?

E bukura e muzikës së viteve të ’90-ta ishte diversiteti i saj dhe mënyra se si artistët morën stilet e dekadave të mëparshme – i rafinuan ato, më pas shtuan një dimension dhe qëndrim zanor që përputhej me optimizmin.

Sipas një ankete të realizuar së fundi nga Luminate Music në bashkëpunim me Axios, rezultoi se muzika e viteve 1990 është më e njohur se muzika e çdo dekade tjetër tani – madje edhe se meloditë aktuale, transmeton paper. fm.

Thuhet se pasi të filloni të dëgjoni muzikë të vjetër është e vështirë të dëgjoni diçka tjetër, andaj sot do të ndajmë me ju pesë këngë që pavarësisht se kanë mbushur 25 vjet nga publikimi, dëgjohen njësoj dhe cilësohen ende si më të mirat, dhe me një përjashtim të këngës së Sade, e cila i ka 30 vjet që nga publikimi.

Fugees – Killing Me Softly With His Song

Grupi amerikan hip hop Fugees publikoi versionin e tyre të këngës “Killing Me Softly” në vitin 1996, origjinalin e të cilës e këndoi fillimisht në vitin 1973 Lori Liberman’s. Kënga ishte version i ri në albumin e tyre të dytë The Score, me Lauryn Hill duke kënduar vokalin kryesor. Versioni i Fugees u bë një hit ndërkombëtar, duke arritur numrin një në top 40 të SHBA-së dhe numrin dy në tabelat ndërkombëtare. Momentalisht kjo këngë në YouTube ka mbi 357 milionë shikime.

No Doubt – Don’t Speak

Kjo këngë flet për marrëdhënien e këngëtares Gwen Stefani me basistin Tony Kanal e cila zgjati shtatë vjet. Ajo përmes tekstit tregon se çfarë ata kishin ishte e vërtetë dhe ndihet keq që diçka kaq e bukur ka përfunduar. “Don’t Speak” u shkrua nga këngëtarja kryesore Gwen Stefani dhe vëllai i saj Eric Stefani, teksa u prodhuar nga Matthew Wilder. Kënga posedon mbi 970 milionë klikime në YouTube.

Céline Dion – It’s All Coming Back to Me Now

“It’s All Coming to Me Now” është një baladë fuqie e shkruar nga Jim Steinman. Sipas Steinman, kënga u frymëzua nga Wuthering Heights dhe ishte një përpjekje për të shkruar “këngën më pasionante dhe romantike” që ai mund të krijonte ndonjëherë. Melodia e këngës është shumë e njohur për veshin kjo pasi ajo është përdorur në shumë filma romantikë. Kënga posedon mbi 126 milionë klikime në YouTube.

Mariah Carey – Always Be My Baby

Kjo këngë ka qenë hit në kohën e saj dhe po rikthehet edhe tani. Një trend në rrjetin social Tik Tok, e ka rikthyer këngën në qendër të vëmendjes duke krijuar “positive vibes”. Kënga u lëshua nga Columbia Records më 9 mars 1996, si single i tretë amerikan dhe i katërti në përgjithësi.

Në të punuan tre tekstshkrues nga Carey, Jermaine Dupri dhe Manuel Seal. Kënga posedon mbi 308 milionë klikime në YouTube. Mariah mund të identifikohet nga publiku me hitin e saj botëror “All I want for Christmas”, mirëpo ajo qëndroi për kohë të gjatë në top lista me “Always Be My Baby” duke kaluar edhe hitin e Celine Dion “Because You Loved Me”.

Lauryn Hill – Doo-Wop (That Thing)

Kjo është njëra ndër këngët e cila u shfrytëzua më së shumti si “sample” në këngët tjera, ndër to edhe Nick Grant në “Forever and Always”. Kënga u shkrua nga këngëtarja Lauryn Noelle Hill – kompozitore, repere, producente dhe aktore amerikane. Ajo shpesh konsiderohet si një nga reperet më të mëdha të të gjitha kohërave, si dhe një nga muzikantet më me ndikim të brezit të saj.

Sade – Cherish the Day

Sade, me emrin origjinal Helen Folasade Adu, është këngëtare britanike me origjinë nigeriane, e njohur për përzierjen e saj të zhanreve funk, xhaz dhe ritmeve afro-kubane. Ajo gëzoi vlerësim dhe popullaritet të gjerë nga kritikët që në vitet 1980 dhe fillimin e viteve ’90.

Një ndër këngët e saj të pavdekshme është “Cherish the Day”, kënga u filmua bardhë e zi dhe paraqet Sade duke performuar këngën ndërsa luan me kitarë në çatinë e një rrokaqielli të qytetit të New York. Kënga posedon mbi 40 milionë klikime në YouTube.

ObserverKult


Lexo edhe:

KY ËSHTË KËNGËTARI QË NUK PA DITË TË MIRA NË KOMUNIZËM, E LARGUAN NGA SKENA DHE E BURGOSËN