Humori është ai ‘damari’ që pulson tërë kohën dhe e transformon gjendjen shpirtërore të njeriut. Veçanërisht kur duam të ndjejmë çlodhjen dhe çlirimin nga ngarkesat e një viti.
Dhe në emisionin “Esencë” ‘u kthyen’ pak në kohën kur humori bëhej, shihej dhe përjetohej ndryshe. Çdo fundvit shqiptarët mezi kanë pritur para ekranit skeçet ikonike e spektaklet e humorit që ende sot e kësaj dite kanë të njëjtën fuqi. Ato kohë u kujtuan me regjisorin dhe skenaristin Haxhi Rama dhe aktoren Aishe Stari.
Teksa kthehen pas për të kujtuar atë periudhë, regjisori Rama thotë se veçanërisht shfaqja e vitit të ri i ngjante panairit të librave sepse ballafaqoheshin të gjithë estradat e Shqipërisë dhe kishte shumë konkurrencë mes trupave.
Një vitrinë shfaqjesh ku kishte 4-5 premiera në vit, një angazhim për të cilin punohej intensivisht. Regjisori Rama citon më tej gjatë bisedës se batutat e skeçeve ktheheshin në pronë të të gjithëve.
Njerëzit i dinin përmendësh dhe i përdornin në përditshmëri. Mes të tjerash artistët cituan edhe faktin që humori i atyre kohëve ende është diçka që shihet dhe vlerësohet njësoj edhe pse gjërat ndryshojnë.
“Ende sot më ndalojnë njerëz në rrugë duke më kujtuar rolet e batutat e mia” thotë aktorja Aishe Stari.
Një kohë e cila duket se ka fuqinë e ripërtëritjes sepse çdo copëz artistike vjen sot dhe pëlqehet e vlerësohet njësoj nga të gjithë brezat. /shqiptarja.com
Lexo edhe:
REAGIM “INTERESANT” I PËLLUMB XHUFIT: A ËSHTË AI VENDI I DUHUR PËR BUSTIN E MID’HAT FRASHËRIT…?
Historiani Pëllumb Xhufi e cilëson një gjest të shëmtuar shkatërrimin e bustit të Mid’hat Frashërit. I ftuar në studion e lajmeve të MCN. Xhufi tha duhet të mendohej më mirë nëse busti e kishte vendin aty ku ishte vendosur, por shtoi se asgjë nuk e justifikon gjestin.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU
ObserverKult