Nuk do të hapet deri më 2085/Çfarë fshihet pas letrës misterioze të mbretëreshës Elizabeth II

Një vit pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II misteri i letrës mbretërore të cilën e ka shkruar në nëntor të vitit 1986 ka “pushtuar” mediat sociale. Kjo letër thuhet se i adresohet banorëve të Sydneit. Bazuar në 7NEWS të Australisë, letra është e mbyllur në zarf në një ndërtesë historike në Sydnej.

Kjo letër sipas këtij mediumi është shumë e sigurt dhe se askush nuk e di përmbajtjen e saj. Edhe më e sigurt është se kjo letër nuk mund të hapet deri në vitin 2085, ndërsa ajo letër mban mbishkrimin e saj, Elizabeth R.

Australia kishte një vend të veçantë në zemrën e Mbretëreshës Elizabeth, derisa bëhet me dije se ajo ka vizituar këtë vend 16 herë.

“Nga udhëtimi i saj i parë i famshëm në Australi, i vetmi sovran që ka vizituar ndonjëherë, ishte e qartë se Madhëria e Saj kishte një vend të veçantë në zemrën e saj për Australinë”, pati thanë kryeministri australian Anthony Albanese.

Ndryshe, zarfi iu dorëzua administratës së qytetit në atë kohë, e cila e vendosi në një kuti qelqi, ndërsa kjo e fundit u ruajt në një kasafortë bronzi brenda ndërtesës së mbretëreshës Victoria./ hindustantimes

ObserverKult


letër dashurie

Lexo edhe:

AI DONTE JETËN, AJO VEÇ VDEKJEN DESH…

Nga William Shakespeare

Ai desh vdekjen dhe premtimet e saj të zbehta,
Në jetën pa shpresë të një djaloshi në përgjërim,
Ai desh të vdiste, të ndahej veç prej hidhërimit,
Të harronte ditët e netët plot dhimbje e trishtim.

Ajo jetën desh ta gëzonte plot zjarr e harrim,
Donte njerëzit dhe vitet që shkonin plot gëzim,
Qe dhuratë prej qiellit e qeshur plot gajret,
Lule e pavyshkur në daç në shi a erë me tërbim.

Por një ditë prej ditësh gjithçka ndryshoi rrjedhë,
Dashuria keq i përfshiu dhe nuk ditën a benë mirë,
Se ajo shumë donte jetën e ai vdekjen fort e desh,
Cili nga të dy nga kjo betejë më i fortë do dilte?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult