“Nuk e di pse të dua…” nga Pablo Neruda, lexon Leka Sefla

Nga: Pablo Neruda

Të dua… në një mënyrë të pashpjegueshme, në një formë të pashpjegueshme, në një mënyrë kontradiktore…

Të dua për gjendjet e mia shpirtërore, që janë të shumta dhe ndryshojnë vazhdimisht…për ato që ti tashmë i di, për kohën, jetën e vdekjen…

Të dua me botën që nuk kuptoj, me njerëzit që nuk kuptojnë, me mëdyshjet e shpirtit tim, me mospërputhjet e mendimeve të mia, me pashmangësinë e fatit, me komplotin e dëshirës, me qartësinë e fakteve…

Të dua, akoma edhe kur të them se nuk të dua, të dua, akoma edhe kur të mashtroj, nuk të mashtroj në thelbësi, kryej plane për të dashuruar më mirë…

Të dua… pa reflektuar, në mënyrë të pandërgjegjshme, papërgjegjshme, vetvetiu, pa vullnet, instiktivisht, impulsivisht, pa logjikë…

Në të vërtet nuk kam argumente logjike, dhe as të improvizuar, për të bazuar dashurinë që ndjej për ty…

Lindi në mënyrë misterioze nga asgjë, magjikisht, nuk zgjidhi asgjë dhe mrekullisht, nga pak, më pak dhe asgjë, përmirësoj më të keqen tek unë…

Të dua… Të dua me trupin që nuk mendon, me zemrën që nuk arsyeton, me mendjen që nuk përqendrohet…

Të dua pa shpjeguar pse të dua, pa më interesuar pse të dua, pa pyetur pse të dua…

Të dua thjesht sepse të dua, unë vetë nuk e di pse të dua!

ObserverKult

pablo neruda:
Pablo Neruda

Lexo edhe:

“DITËT E MIA PA TY…”, POEZINË E SKËNDER RUSIT E LEXON LEKA SEFLA