Aktori Jul Deda ka folur për herë të parë për vdekjen e babait me banorët e Big Brother Vip 3, gjegjësisht për momentin kur babai i tij ishte gati ta linte këtë botë, ndërsa ai dhe vëllai nuk mund të bënin asgjë për t’i ndihmuar.
Juli para banorëve është parë mjaft i emocionuar derisa ka folur për momentet e fundit në këtë jetë të babait të ndjerë, Zefit.
“Qenka shumë e vështirë të shikosh prindin të iki dhe nuk ke se çfarë t’i bësh më. Ditën e parafundit më tha mua dhe Marios: A po më jepni pak frymë mor burrë’, se s’merrte dot frymë, kishte arritur lart shumë. Merrte frymë një herë në 20 sekonda. E tha edhe një batutë në fund’, edhe i thashë: Po ça të bëj o babi hape gojën të jap unë”, u shpreh Juli.
Ndryshe, Zef Deda ishte një nga humoristët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
XHORXH BAJRON: NË ZEMRËN TIME KAM DIÇKA TË FSHEHTË…
Nga poema “Korsari” e Xhorxh Bajron
Në zemrën time kam diçka të fshehtë,
Atë në botë nuk ma di njeri;
Kur jemi tok, lulzon si lulja vetë,
Po hesht sërish në terr, kur ikën ti.
Një fill i artë shpirtit m’i jep dritë,
Po rrezet nuk i shihen dot me sy;
Atë mbi dhe s’ka forcë ta venitë,
Se errësira nuk arrin aty.
Oh, dhe në vdeksha, sillmë nëpër mendje,
Kujtoje miken, që të desh me zjarr,
Se ta duroj, e mjera, s’jam në gjendje,
Harrimin tënd, i dashur, as në varr!
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult