Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është ndalur, sidomos përgjatë këtij viti duke promovuar bukuritë e vendit të tij, në rrjetet sociale, duke vënë në pah kështu secilin fshat, monument e qytet kulturor.
Kështu ka bërë edhe së fundmi kryeministri Rama teksa ka postuar disa fotografi ku pasqyrojnë bukuritë e mrekullueshme të Bogës, në Malësinë e Madhe, ndërsa përshkrimin ia ka bërë shumë të veçantë: “Nuk është Austria është Boga e Malësisë së Madhe”.
“Nuk është Austria është Boga e Malësisë së Madhe, ku i madhi Gëzim Olaj, i kthyer nga Britania e Madhe për të investuar kursimet në ndërtimin e hotelit të tij super klas “Kulla e Bajraktarit” dhe Bunit të famshëm të Bajraktarit, shoqëron miq austriakë që do t’japin një dorë për planin e bukur të krijimit të një destinacioni dimëror skijimi”, shprehet kryeministri Rama.
ObserverKult
Lexo edhe:
EDI RAMA SHPËRNDAN NJË VIDEO: KJO ËSHTË SHQIPËRIA JONË E BUKUR, S’ËSHTË ZVICRA
Shqipëria me bukuritë e saj natyrore dhe historike po tërheq gjithnjë e më shumë turistët e huaj, si dhe vëmendjen e medieve botërore.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video me pamje nga veriu në jug të vendit, ku thuhet se “kjo nuk është Zvicra, as ndonjë vend tjetër. Kjo është Shqipëria jonë e bukur”.
“Shqipëria e bukur turistike”, shkruan Rama.
Vetëm gjatë këtij sezonit turistik veror, nga majii deri në fund të korrikut numërohen 3 482 836 shtetas të huaj që vizituan vendin tonë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult