Nuk është e thënë se nëse e dashuron vërtet dikë, gjëja më e mirë do të jetë të jetosh me të…

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtarit italian, Alessandro Baricco:

Asgjë tjetër në botë nuk është kaq i palumtur sa njeriu.

Nuk është e thënë se nëse e dashuron vërtet dikë, gjëja më e mirë do të jetë medeomos, të jetosh me të.

Kur nisesh, duhet të lësh pas një pretekst për t’u kthyer.

Jetës i mungon gjithnjë diçka që të jetë e përsosur.

Nuk ka përkufizim për idiotësinë, por shembuj ka plot.

Vdesin në të njëjtën frymë: të dashuruarit.

Talenti i vërtetë është ai që ka përgjigjet pa lindur akoma pyetja.

Lumturinë e zbulon kur nuk e ke më, sepse është kështu që na e hedh jeta.

Ndonjëherë fjalët nuk mjaftojnë. Atëherë nevojiten ngjyrat, format, tingujt dhe emocionet.

ObserverKult

——————————————-

LEXO EDHE: DASHURIA EKZISTON PËR TË NA TREGUAR SE SA E MADHE ËSHTË AFTËSIA JONË PËR T’I BËRË BALLË DHIMBJES

ObserverKult ua sjell disa thënie të Hermann Hesse:

Lotët janë shkrirja e akullit të zemrës. Atij që qan, të gjithë engjëjt i rrinë pranë.

Kur një njeri përqendron të gjithë vullnetin e tij në diçka të caktuar, ia arrin patjetër.

Dashuria nuk ekziston për të na lumturuar, por për të na treguar se sa e madhe është aftësia jonë për t’i bërë ballë dhimbjes.

Shumica e njerëzve nuk pranojnë të notojnë para se të mësojnë not.

Lumturia nuk është kur na duan. Lumturia është kur duam ne.

Vetëm ai që ka nevojë për një prekje delikate di të prekë me delikatesë.

Dashuria vuhet, por sa më shumë vuhet me përkushtim, aq më të fortë na bën.

Atë që natyra kërkon nga njeriu është e shkruar brenda secilit prej nesh.

Askush nuk ëndrron gjërat që nuk i përkasin.

Në zanafillë të çdo arti është dashuria. Vlerat dhe madhësitë e një arti përcaktohen mbi të gjitha nga aftësia e dashurisë së artistit.