Nuk flasin prej vitesh? Çfarë ka ndodhur mes Erandës dhe Irmës…

Irma dhe Eranda Libohova

Dita e djeshme ishte një ditë shumë e veçantë për artisten Eranda Libohova, pasi u nderua nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, me çmimin “Mjeshtër i Madh”.

Pas dekorimit artistja mbajti një fjalim, ku mes emocioneve rrëfeu rrugëtimin që ka patur në skenë.

Pranë Erandës në këtë moment të rëndësishëm të karrierës së saj ishin të afërm, miq dhe kolegë të saj.

Por e gjeni dot kush mungoi? Pikërisht motra e saj, Irma Libohova. Madje Irma mungoi edhe në dhjetra urime që Eranda mori në Instagram, transmeton ‘tirananews.al’.

Është e qartë se diçka nuk shkon mirë mes motrash, por ato kanë zgjedhur të mos e ndajnë në publik edhe pse ne nuk mund të na shpëtonte një detaj i tillë, transmeton “tirananews.al”

—————————————————————–

Irma Libohova

LEXO EDHE: ESTRADA E TIRANËS: NGA IRMA LIBOHOVA, BUJAR KAPEXHIU E TË TJERË (FOTO TË RRALLA)

Estrada e Tiranës, sikurse ato të rretheve, sot janë drejt zhdukjes. E themeluar 65-vjet më parë, nga kjo Estradë kanë ngelur vetëm një pjesë e aktorëve të brezit të dytë e atij të tretë, të viteve 80-të.

Estrada e Tiranës u themelua më 2 maj 1952, si pjesë përbërëse e teatrit të varietesë.

Në vitet menjëherë pas luftës teatri i varietesë mori një zhvillim të dukshëm. I cili u konkretizua me krijimin e disa trupave humoristike në disa nga qytetet kryesore të Shqipërisë.

Interpretimi në humor arriti vlera të larta artistike jo vetëm me krijimin e estradës së Tiranës.

Shfaqja e parë

Shfaqja e parë që hapi aktivitetin e estradës ishte pikërisht ajo me titullin “Estrada Nr. 1”. Pas kësaj pasuan edhe shfaqje të tjera me titujt “Estrada Nr. 2”, “Estrada Nr. 3”, “Estrada Nr. 4” e kështu me radhë. Gjatë viteve 80′ dhe 90′ Estrada e Tiranës kishte një trupë prej mëse 65 personash.

Brenda një viti organizoheshin rreth 80 shfaqje artistike përfshi këtu edhe ato të shfaqura nëpër fshate, ndërmarrje prodhimi, reparte ushtarake etj.

Përgjatë një periudhe mëse 50-vjeçare nga Estrada e Tiranës u shfaqën mbi 250 premiera artistike. Më 2 prill 2005 Estrada e Tiranës pushoi së ekzistuari si institucion duke u shndëruar në një shoqatë teatrore…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU