Në kuptimin tradicional të fjalës sapo përmendet fjala fisnik sikur asocohet në një shtresë shoqërore ekonomikisht më të pasur. Kështu së paku konceptohej në shoqërinë feudale.
Por, në kuptimin shpirtëror fisnik është ai që ka veti e tipare të larta morale, që është i ndershëm, zemërgjerë, bujar.
ObserverKult ju sjell pikërisht disa thënie për fisnikërinë:
Njeriu fisnik është përherë besnik./ Euripidi
Puna e mirë nuk e fisnikëron njeriun, por njeriu i mirë e fisnikëron punën./ Martin Luteri
Arti më fisnik është të bësh të tjerët të lumtur./ P. T. Barnum
Ëndrrat shpesh përziejnë simbolet më fisnike me mendimet më vulgare./ Yukio Mishima
Disa mendojnë se paraja i ngre në nivelin e çdo gjëje që është mbi ta./ Fjodor Dostojevski
Në oqeanin e vulgaritetit, mendimet fisnike ngjajnë si ishuj./ Augusta Amiel-Lapeyre
Nuk janë kurrë vetëm, ata që shoqërohen me mendime fisnike./ Philip Sidney
Atdheu i një shpirti fisnik është e gjithë bota./ Demokriti
Shpirti fisnik ushqehet me ato gjëra që për njeriun e rëndomtë janë helm./ Gustave Thibon
Përvujtëria i bën njerëzit e mëdhenj dy herë fisnik./ Benjamin Franklin
Njeriu me arsyen e tij ka detyrë të hetojë të vërtetën, këtu qëndron edhe fisnikëria e tij./ Karol Wojtyla
Në çastet e emocioneve të forta, njerëzit përbuzin çdo konsideratë vulgare, por çaste të tilla kalojnë shpejt./ Herman Melville
Fisnikëria e një njeriu është tërësisht e pavarur nga ajo e bindjeve të tij./ Jean Rostand
Përgatiti: Teuta Murati/ ObserverKult
lexo edhe:
KRYEDIPLOMATI TURHAN PASHA, FISNIKU 70-VJEÇAR QË “ÇUDITI” EVROPËN