Nuk ka jastëk më të butë se ndërgjegja e pastër!

ObserverKult ju sjell disa thënie të zgjedhura që flasin për ndërgjegjen:

E “ndotur” nuk është vetëm toka, por edhe ndërgjegja jonë./ Svetlana Alexievich

Dinjiteti vetjak matet me metrin e ndërgjegjes vetjake, jo me përshtypjet e të tjerëve./ Fausto Cercignani

Zhvillimi i mendjes është i rëndësishëm, por zhvillimi i ndërgjegjes është dhurata më e çmuar që prindërit mund t’u bëjnë të bijve./ John Edward Gray

Ndërgjegja është prania e Zotit tek njeriu./ Emanuel Swedenborg

Nuk ka jastëk më të butë se ndërgjegja e pastër./ John Wooden

Njeriu i kulturuar duhet të reagojë kundrejt çdo gjëje që ofendon dinjitetin dhe ndërgjegjen e tij. Përndryshe kultura nuk shërben për asgjë./ Oriana Fallaci

Shumë janë ata që i druhen urisë e pak ata që i druhen ndërgjegjes./ Totò

Ndërgjegja është ajo gjë që e shtyn fëmijën t’i rrëfejë së ëmës dëmin që ka bërë, para se t’ia tregojë e motra./Evan Esar
ObserverKult


lennon and his wife thënie

Lexo edhe:

THËNIE DASHURIE NGA JOHN LENNON: KREJT ÇFARË JU DUHET ËSHTË DASHURIA

Më 8 dhjetor të vitit 1980 bota humbi një legjendë që vazhdon të mbetet i tillë edhe sot që kanë kaluar mbi 42 vjet nga vdekja e tij.

Ish-pjesëtari i Beatles dhe njeriu i qindra betejave për më shumë të drejta civile, John Lennon u ekzekutua në New York nga Mark Chapman.

Lennon konsiderohet si një personazh tepër i rëndësishëm që i mungon botës së sotme muzikore.

Muzikanti me frymë të pazakontë dhe i aftë për ngacmime poetike tepër të fuqishme, muzikanti që në kohët e sotme e vlerësojnë si një yll të rrallë të pashuar.

Edhe pse ai është larguar nga kjo jetë, kjo gjë nuk ka ndodhur me krijimtarinë dhe imazhin që ka lënë pas.

I vlerësuar për veçantinë që solli në muzikë, i vlerësuar për emancipimin që solli me notat e tij, duke u bërë pjesë e pandarë e jetës së njeriut të thjeshtë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult