Përballja në ring mes Elon Musk dhe Mark Zuckerberg nuk do të mbahet. Lajmi u konfirmua nga pronari i X i cili në një përgjigje drejtuar ministrit italian të Kulturës, Gennaro Sangiuliano tregon se rivali i tij ka refuzuar.
“Dua të falënderoj ministrin Sangiuliano për mirësinë dhe disponueshmërinë e tij për të organizuar një event argëtues, kulturor dhe bamirësie në Itali.
Ne donim të promovonim historinë e Romës së lashtë. Dhe në të njëjtën kohë të mblidhnim para për veteranët amerikanë dhe spitalet e fëmijëve në Itali.
Zuckerberg e refuzoi ofertën sepse nuk është i interesuar për këtë qasje. Ai dëshiron të luftojë vetëm nëse UFC organizon eventin. Në çdo rast, unë jam gjithmonë gati për të luftuar”, shkroi Musk në X.
Pak ditë më parë ishte vetë kreu i Meta që largonte mundësinë e një përballje mes të dyve. “Elon nuk është serioz.
Ai nuk konfirmon një datë, më pas thotë se ka nevojë për operacion dhe tani kërkon në vend të kësaj të bëjë “praktikë” në oborrin e shtëpisë.
Nëse Eloni është serioz për një datë të vërtetë dhe një ngjarje zyrtare, ai di si të më kontaktojë. Nëse jo, është koha për të ecur përpara”, shkroi themeluesi i Facebook në rrjetet sociale./gazetatema
ObserverKult
Lexo edhe:
ZUCKERBERG: ELON MUSK NUK ËSHTË SERIOZ PËR “DYLUFTIMIN NË KAFAZ”
Shefi ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, ka pohuar se Elon Musk, pronari i X, i njohur më parë si Twitter, nuk është serioz për të zhvilluar “dyluftimin në kafaz”.
Në një postim në Threads, një platformë e mediave sociale digjitale e lansuar më 5 korrik si një konkurrent i X, Zuckerberg tha se i ka ofruar Musk “një takim të vërtetë” për dyluftim.
“Unë mendoj se të gjithë mund të pajtohemi. Elon nuk është serioz dhe është koha të ecim përpara. Unë i ofrova një takim të vërtetë…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult