Ylli me famë botërore, Britney Spears nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram zbuloi për 41.7 milionë ndjekësit e saj se ka pësuar dëmtim të nervit në anën e djathtë të trupit.
Këngëtarja e shumë hiteve foli për problemet e saj shëndetësore ndërsa ndau një tjetër video në rrjete sociale duke kërcyer.
Duke treguar se nuk ka kurim për dëmtimin e saj nervor, këngëtarja pranoi se dhimbja dhe mpirja i kanë ndikuar në gjumin e saj, por ka zbuluar se kërcimi ndihmon në zbutjen e disa simptomave.
“Unë po kërcej në kohë tani… po … dëmtim nervor në anën e djathtë të trupit tim … nuk ka shërim veç Zotit, mendoj.
Dëmtimi i nervave ndonjëherë shkaktohet kur nuk merrni oksigjen të mjaftueshëm në trurin tuaj… truri juaj fjalë për fjalë mbyllet… blah bla bla histori e vjetër… në atë vend nuk po merrja frymë… dëmtimi nervor bën që pjesët e trupit tuaj të mpihen” tha ajo ndër të tjera teksa shfaqet duke kërcyer, transmeton ‘gazetatema’.
Spears zbuloi se ajo zgjohet rreth tre herë në javë nga gjumi me duart e saj plotësisht të mpirë dhe ndjehet sikur gjilpërat po i futen në anën e djathtë të trupit. “Dhimbja më godet në qafë dhe pjesa që më dhemb më shumë është pjesa e kokës… më pickon dhe është e frikshme,” shpjegoi këngëtarja.
Ajo shtoi se “për 3 vitet e fundit që kur kam dalë nga ai vend kam qenë në një situatë kome të lehtë dhe nuk mund ta përballoj”. Teksa ka shkruar “atij vendi”, duket se këngëtarja i referohet objektit mjekësor që hyri kundër dëshirës së saj në 2019 dhe për të cilin ka folur disa herë.
Lexo edhe: