Nuk ka take të rehatshme, beli u trash, rrudhat gjithandej…

gratë

Për të gjitha gratë…

Në një moment të jetës sonë e humbim luftën me kohën…

Rinia jonë rrëshqet nga trupi ynë dhe forca e keqe e gravitetit merr gjithçka…

Nuk ka më krem ​​e pomada për të fshirë nga fytyra gjurmët e kaq shumë të qeshurave, mërzitjeve, netëve pa gjumë dhe nervave…

Marrim vitamina, kolagjen, limon, xhenxhefil, uthull molle, mjaltë dhe omega tre dhe sa formula të tjera magjike na vijnë ndërmend….

Hamë më pak …

Djersijmë kur është ftohtë dhe kur jemi të përgjumura…

Një ditë kuptojmë se nuk ka take  të rehatshme, nuk shohim dot pa syze dhe rrënjët e flokëve tanë të thinjur rriten pa mëshirë…

Se beli ynë është dy herë më i trashë dhe gjunjët të rrumbullakosur…

Një ditë lodhemi duke imituar në pasqyrë atë vajzën që ishim dikur…

Shikojmë përpara dhe më në fund pranojmë se kemi jetuar më shumë jetë se sa na ka mbetur…

Dhe sa bukur ishte …

Që kemi jetuar dhe ndjerë jetën…

Që kemi dhënë kaq shumë dashuri… që kemi marrë.

Fituam përvojë dhe mësuam nga durimi…

Kush kujdeset nëse graviteti fitoi…

Se e humbëm luftën me rrudhat…

Se jemi lodhur duke shtypur barkun…

Kujt i intereson? Bukuria vjen nga shpirti..

Përderisa kemi ende shumë dashuri për të jetuar ..

Sa e mrekullueshme është kjo fazë e të qenit ajo që jeni, duke dashur veten ashtu siç jeni.

Sa bukur është të ecësh përpara me gjithçka që ke jetuar dhe mësuar…

Mădălina Popa

ObserverKult

Lexo edhe:

GRATË: NË MOSHËN 50 VJEÇARE S’I DURON MË GJËRAT QË TA SHPIFIN…

“Në moshën 50 vjeçare nuk mund t’i durosh dot kufizimet. Nuk i duron dot sutjenat shumë të ngushta, darkat e detyruara me kunatën që kontrollon për pluhurin në cepat e shtëpisë tënde, takat e larta në kalldrëm, apo buzëqeshjet e shtirura.

Lexo tekstin e plotë KETU

ObserverKult