Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News, aktorja e njohur, Ema Andrea, kohë më parë, ka deklaruar se në jetë ka bërë vetëm kompromise të vogla.
Ajo ka theksuar se fakti që nuk ka pranuar të bëjë kompromise të mëdha e ka dëmtuar karrierën e saj.
Ema ka thënë se fakti që nuk ka pranuar të jetë banale, i ka kushtuar shumë, por në fund ka zgjedhur të jetë e lirë.
“Në jetë kam bërë kompromise të vogla. Mosbërja e kompromiseve të mëdha, mua ma ka dëmtuar karrierën.
Mospranimi i të qenit pjesë e banalitetit, apo aty ku thyeshin parimet, edhe pse mua në karrierën time do të më interesonte, kjo më ka kushtuar.
Nëse do të flasim për sasi rolesh. E para, ka rëndësi cilësia, e dyta liria ime, sepse jam përpjekur të mos i bëj kompromis shpirtit.
Liria e shpirtit që unë do të doja gjithmonë ta pasqyroja, si për shembull, liria për të thënë atë që mendoj.
Nuk mund ta kesh lirinë për të thënë atë që mendon, nëse i ke bërë kompromiset e mëdha që janë prishur parimet. E ke të lidhur gjuhën, sepse e ke lidhur vetë gjuhën.
Edhe unë për hir të kësaj lirie, nuk i kam bërë kompromiset e mëdha, nuk i kam bërë për veten. Ndonjëherë, kur shpiken këta heronjtë, heroinat, sepse sot mundet që secili të flasë, duke harruar se çfarë kanë bërë”, u shpreh aktorja./abcnews.al
ObserverKult
Lexo edhe:
EMA ANDREA SHKËLQEN ME “KRYEVEPRAT” E DINO BUZZATIT
Kryeveprat” e Dino Buzzatit, kanë zbritur në COD, në kuadër të ciklit “Lexime të Performuara”.
Aktorja e mirënjohur shqiptare, Ema Andrea performoi në sallën “Forum”. Pjesë kjo nga veprat letrare të shkrimtarit italian Dino Buzzati.
Bota që ofron Dino Buzzati, nëpërmjet librit “Kryeveprat”, është një botë magjike. Po ashtu e mistershme, mjaft tërheqëse për lexuesin. I cili mbërrin deri në fund të leximit me frymën pezull, në pritje për të njohur të vërtetën e vetme. Atë që kthen në anën tjetër të gjitha ato që deri në ato momente dukeshin të vërteta.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult