“Nuk kam shkruar kurrë gënjeshtra, për para”. Mesazhi i Oriana Fallacit për çdo gazetar!

Oriana Fallaci

Oriana Fallaci, në rrëfimin për fillimet e saja në gazetari, ka folur edhe për etikën e punës dhe parimet e saja, të cilat i ka ndjekur gjithmonë.

“Më dhanë si detyrë të shkruaja për tubimin e një lideri, për të cilin duhet të keni parasysh, kisha një antipati të thellë, madje më tepër akoma, ndieja neveri.
Ajo ishte diçka, sigurisht, që unë nuk do ta shkruaja.
E skandalizuar i thashë drejtorit se unë nuk kisha për të shkruar kurrë gënjeshtra. Ai më tha se gazetarët ishin të detyruar të shkruanin gjërat, për të cilat paguheshin.
Më tha madje: “Nuk duhet pështyrë në pjatën ku ushqehesh”.
Iu përgjigja se në atë pjatë mund të ushqehej ai, dhe se para se të shkruaja gënjeshtra, më mirë preferoja të vdisja urie.
Sigurisht që ai më hoqi nga puna, por askush, asnjëherë, nuk më ka bërë të shkruajë ndonjë fjali për të fituar para.
Gjithçka që kam shkruar në jetën time, nuk ka pasur kurrë të bëjë me paratë”.

ObserverKult

Lexo edhe:

LETRA E ORIANA FALLACIT PËR TË DASHURIN E SAJ: MË PRIT… EDHE UNË TË KAM PRITUR PA FUND…