“Nuk kisha besim se do ‘bëhesha’ aktor”, Timo Flloku tregon historinë e padëgjuar…

timo flloko miqtë pakëz

Aktori Timo Flloku ka folur në lidhje me rrugëtimin e tij për t’u bërë aktor duke treguar disa të pathëna. Ai ka folur në lidhje me “dëshirën e tij për t’u bërë” mësues, por fatmirësisht për të dhe të gjithë ne, nuk u bë i tillë.

“Unë nuk kisha ndonjë besim kushedi se mund të bëhesha aktor por ndonjëherë ndodhin rastësitë, pse jo mrekullitë, që kthehen në “destin” në jetën e njeriut, si pranimi im në shkollën e aktrimit”.

“Kam kërkuar letërsi por nuk më doli, e kam dashur shumë letërsinë, e kam adhuruar madje. Kam lexuar shumë libra; në fëmijëri shkruaja poezi dhe periudhën e plazhit në Vlorë, kohën me shokët dhe detin e ndaja me të shkruarit dhe kjo më jepte frymëzim dhe kënaqësi”.

“Mendoj se ishte mirë që s’më doli për letërsi sepse do të kisha qenë një mësues gjuhe ose një autor i niveleve mesatare e thënë kjo jashtë modestisë”.

“Gjykoj se jo se më mungon aftësia për të vështruar në emocionet njerëzore, por këtu hyn dhe arti i aktorit, ku ndihem më mirë dhe do të bëj më mirën”.

“Mbase kjo është arsyeja pse poezitë e mia konkretizohen në imazhe, figura sa herë të perceptueshme dhe pse jo të rëndomta, por jo hermetike. S’e kam për zemër poezinë që ia kalon shfaqjes në sy më shumë se ajsbergu, që shumë më tepër fshihet se ç’duhet. Një zhytje e skajshme e mbyt poezinë. Te Kadareja poezia ka transparencë të jashtëzakonshme”, – tha ai kohë më parë./revistaai


Lexo edhe:


TIMO FLLOKO: NUK MUNDEM TË JETOJ PA TY…

Unë të ndjej, të shoh ty nëpër ëndrra për çdo natë,
Më mungon dhe nuk e di, a do t’duash,ti, të kthehesh prapë…!
Nuk do të ndieja më vetmi, po të jem me ty këtë natë,
Do të pres, por kam frikë se ti je larg.

Ndonjëherë, i dashur, të harroj unë ty,
Pafundësisht vetmia s’mund të zgjas,
Një romancë papritur, tundim në shpirt,
Më rrëmben…dhe s’jam e jotja atë çast…!
Oh, sa më trishton…

POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult