Nuk mund ta besoni: Jim Belushi erdhi në Shqipëri për t’i ndihmuar Edi Ramës! A e dini pse?

belushi

Jim Belushi dokumentarin e nisi në fermën e tij. Më pas e pranoi se e kishte ftuar kryeministri Edi Rama, pasi në vend po diskutohet legalizimi i bimës narkotike. Ndaj në një takim me gazetarët sot, Belushi i ka treguar të gjitha të pathënat. 

 Prej më shumë se 10 ditësh, aktori i njohur Jim Belushi ndodhet në Shqipëri për të xhiruar një dokumentar. Në qendër ka kultivimin e kanabisit dhe përdorimin e tij në mjekësi.

Dokumentarin e nisi në fermën e tij, e më pas e pranoi se e kishte ftuar kryeministri Edi Rama, pasi në vend po diskutohet legalizimi i bimës narkotike. Ndaj në një takim me gazetarët sot, Belushi i ka treguar të gjitha të pathënat. 

“Unë po bëj një program me gjashtë pjesë. E kam filluar me fermën time në Oregon, kam filmuar në Çikago etj. Pastaj më vjen një telefonatë nga Kryeministri Rama që të vij dhe të diskutoj mundësitë e legalizimit të eksportit të kanabisit.
Legalizimi i kanabisit nënkupton shkatërrimin e krimit të organizuar. Kjo është ajo që unë promovoj edhe në emisionin tim,“-tha ai.

Belushi nuk e përjashton as mundësinë e investimit në Shqipëri.

“Po flasim për kanabisin si bimë medicinale. Shpresoj që do të ketë një përfitim që do të mund tatohet dhe të ndihmojë qeverinë. Nëse në Shqipëri do të legalizohet, pse jo do të vij të investoj.

Ndër të tjera, Jim Belushi u ndal dhe tek vizita e tij në Devoll, fshat prej nga ku familja e tij ka origjinën.

“Ndërsa qyteza ime Devolli, është ai fshati mistik aq i bukur prej nga vjen babai im, familja e nënës sime, të afërmit e mi. Ishte një përvojë shumë e bukur dhe e veçantë, të kthehesha aty.
Përjetova shumë emocione të fuqishme dhe ende jam duke përpunuar në kokën time atë që përjetova aty. Ai ishte një fshat që unë e njihja, e njihja se aty është rrit nëna ime gjyshja ime. Unë as sytë nuk mund ti shqisja nga ai fshat që më sillte kujtime, çdo njeri, ushqimi çdo gjë,”– tha ai për mediat.

Megjithatë zgjodhi që të ndalej gjatë tek ushqimi…

“Unë vetëm mund t’ju tregoj për ushqimin. Kur vjen këtu nuk mund të ruash djetën amerikane. Kemi ngrënë aq mirë dhe aq shumë. Ushqimi këtu është i mrekullueshëm, madje kemi thënë pse njihet Italia për ushqim kur këtu është ushqimi aq i mirë. Nuk ndalonim së ngrëni duke filluar nga perimet, sallatat, mishi, byreku e plot të tjera. Fatkeqësisht ëshët ushqimi më i mirë në botë. I mrekullueshëm që nga Tirana e deri në Korçë e Lazarat,”-shtoi ai.

Pas aktrimit dhe botës plot me ngjyra të kinematografisë, Belushi njihet dhe për fermat e tij ku tashmë prej vitesh kultivon kanabisin./dosje.al

ObserverKult

Lexo edhe:

FJALËT EMOCIONALE TË JAMES BELUSHIT PASI VIZITOI SHQIPËRINË: QAMË TË DY…