Nuk na e ka fajin Rajmonda Bulku, o njerëz!

rajmonda bulku
Rajmonda Bulku

Nga Adelina Shehu

Aktorja e njohur Rajmonda Bulku, ka përfunduar nën akuza të shumta ditët e fundit në rrjetet sociale, për shkak të angazhimit të saj në politikë.

Më saktë, për shkak të rikthimit të saj në Partinë Demokratike, parti në të cilën ajo ka qenë më parë deputete.

Gjithë revolta ndaj Bulkut, ka të bëjë me faktin se ajo është shfaqur krah një njeriu që është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe familjarisht, për korrupsion dhe minim të demokracisë.

Kuptohet, në një vend të politizuar si Shqipëria, nuk mund t’iu shpëtonte sulmeve dhe Rajmonda Bulku.

Ndoshta dhe me të drejtë, pse është shfaqur krah Berishës.

Por, është e padrejtë që Bulku te etiketohet si e shitur apo të sulmohet me lloj-lloj epitetesh. Ajo në fakt, kërkon një Shqipëri më të mirë, pavarësisht se krah kujt e kërkon.

Nuk na e ka fajin Rajmond Bulku, pse sot Shqipëria është në një gjendje depresive.

Nuk është faji i saj, pse vetëm në një vit kanë ikur 36 mijë vetë nga Shqipëria dhe vendi po zbrazet me shpejtësi nga rinia dhe sot. Një pjesë e mirë e njerëzve, për të mos thënë shumica, duan të ikin me çdo kusht nga vendi.

Nuk është faji i saj pse korrupsioni, padrejtësia, krimi, vrasjet, janë ulur këmbëkryq dhe i kanë zënë frymën Shqipërisë.

Nuk është faji i saj pse në një raport të publikuar sot, Shqipëria renditej si një nga vendet më të palumtura në botë.

Nuk është faji i saj pse sot arsimi, shëndetësia e kultura, janë në një gjendje skandaloze.

“Faji” i saj i vetëm është pse kërkon një Shqipëri më të mirë!

Ndaj sot po e kryqëzojnë në rrjetet sociale, ata që e shohin realitetin vetëm sipas bindjeve politike.

Epo njeriu kur sheh që gjërat nuk po shkojnë mirë, e ka për detyrë të flasë e të bërtasë madje. Sidomos kur është një personazh publik, si zonja Bulku.

Nuk është faji i saj që zoti Berisha është non grata dhe opozita sot ka mbetur në dorë të tij.

Faji është i ne të gjithëve, që këto 30 vite kemi mbetur peng i personazheve të tillë si Nano, Meta, Rama, Berisha etj, që e kanë përdorur këtë vend veç për t’u pasuruar ata dhe njerëzit e tyre.

Dhe tani po ia nxjerrim një zonje si Rajmonda Bulku./vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

RAJMONDA BULKU FLET PËR SKENAT E “SIKLETSHME” ME TIMO FLLOKON DHE NDRIÇIM XHEPËN…

Në skenën e puthjes me aktorin Timo Flloko te filmi “Vdekja e Kalit”, Rajmonda Bulku ende nuk ishte çliruar nga paragjykimet e së shkuarës.

Jo shumë vite më larg, kur ishte shfaqur filmi, “Duaje emrin tënd”, kishin rënë mbi të, akuza.

Faji më i madh i saji, që e pati ndjekur qysh kur i hyri kinematografisë, ishte bukuria! Të ishe e bukur, duhet ‘të mendoheshe mirë’.

Ajo tregoi, kohë më parë, si paragjykohej pse ishte e bukur, por dhe për përfshirjen në politikë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult