Në Vjenë, në kuadër të ciklit “O Partigiano” që po transmetohet gjatë festivalit të filmit VIENNALE, u shfaq filmi shqiptar “Nusja dhe shtetrrethimi”.
Një interes tejet i madh i publikut vjenez u vu re akoma pa filluar filmi. Regjisorë, aktorë, njerëz të artit, kulturës e letrave vjeneze mbushën sallën ku të pranishmit u përshëndetën nga vetë krijuesit e filmit, skenaristja Helena Kadare, regjisori Kristaq Mitro si dhe nga Drejtoresha e Arkivit të filmit shqiptar, Iris Elezi.
“Nusja dhe shtetrrethimi” prodhim i vitit 1978, ishte përzgjedhur për të qenë pjesë e programit të filmave europianë, që trajtojnë Luftën e Dytë Botërore.
Me muzikë të muzika Kujtim Laros, në role janë Rajmonda Bulku, Llazi Serbo, Thimi Filipi, Sotiraq Bratko, Kastriot Çaushi, Gjergj Lala, Marta Burda, për të vijuar dhe me aktoret Behije Çela, Pavlina Mani, Zyliha Miloti, Vitore Nino, etj.