Në kuadër të programit “Arti në shkolla” i cili ka disa javë që ka filluar së zbatuari në disa komuna të Kosovës, së fundmi një grup i nxënësve nga Gjilani kanë vizituar për së afërmi Parkun Arkeologjik të Ulpianës.
Nxënësit patën rastin ta shohin nga afër këtë park dhe të kuptojnë se si trashëgimia kulturore përcillet ndër shekuj, derisa kurioziteti i tyre ishte shumë i theksuar për të ditur më shumë për këtë lokacion.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit grupi i dytë i nxënësve takuan nga afër skulptorin Sabri Shaqiri në punëtorinë e tij, ku i njoftoi për teknikat, frymëzimin dhe artin në përgjithësi.
“Përmes aktiviteteve të shumta po nxisim interesimin e nxënësve për artin, historinë dhe kulturën tonë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
ObserverKult
Lexo edhe:
“ARTI NË SHKOLLA” NË MITROVICË, NXËNËSIT NJIHEN ME TRASHËGIMINË KULTURORE
Programi “Arti në Shkolla” po e vazhdon rrugëtimin e nisur ditë më parë në Gjilan edhe në qytetin e Mitrovicës.
Sipas një njoftimi në Facebook të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës në Mitrovicë është shënuar aktiviteti i parë që ka të bëjë me trashëgiminë kulturore të këtij qyteti.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
BUQETË POETIKE NGA PRÉVERT: KJO DASHURI KAQ E EGËR, KAQ E BRISHTË…
Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Jacques Prévert, shqipëruar nga Kolec P. Traboini*
KJO DASHURI
Kjo dashuri kaq e egër
Kaq e brishtë
Kaq e prekshme
Kaq pashpresë
Kjo dashuri
E bukur si dita
E keqe si moti
Kur moti është i keq
Kjo dashuri është aq e vërtetë
Kjo dashuri është aq e bukur
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
ObserverKult