Pikëvështrimet e komunitetit lidhur me ish-burgun e OZNA-s në Prizren, i cili objekt synohet të kthehet në muze si dhe me Muzeun Arkeologjik të rajonit të Prizrenit, janë pasqyruar në mënyrë artistike nga nxënësit e shkollave të mesme të ulëta përmes lëmive të artit figurativ.
Kjo ka ardhur pas një punëtorie që nxënësit kanë ndjekur për pikturë, vizatim e grafikë, dhe pas realizimit të vizitave në dy ndërtesat e sipërpërmendura në saje të mentorimit artistik.
Përmes imagjinatës së tyre kanë shprehur vizionin e tyre rreth të drejtave të njeriut dhe rëndësisë së artefakteve të trashëgimisë arkeologjike.
Punimet e realizuara nga ky grup i nxënësve do të ekspozohen në hapësirat e Muzeut Arkeologjik të rajonit të Prizrenit.
Përndryshe ky aktivitet është realizuar nga organizata “Ec ma ndryshe “, në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇAJUPI: MBAN MËND, MOJ MARË, DASHURIN’ E PARË?
Poezi nga Andon Zako Çajupi
E mban mënd, moj Marë,
dashurin’ e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë të vegji.
Unë pa ty s’rrojë,
vij’ e të kërkojë;
ti pa mua s’rroje,
vij’ e me kërkoje.
Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr’ e grua
losnim nënë ftua.
Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult