O burrë shqiptar, a do presësh deri sa t’i ndodhë vajzës apo djalit tënd?

Më rikthehet shpesh në kujtesë se si, të qenurit një vajzë në një kulturë shqiptar, është diçka që shoqërohet nga një çmim i rëndë. Paja e ekzistencës sonë.

Nga Rremida Shkoza

Të egzistosh në një shoqëri të rrënjosur thellë në vlera patriarkale, e që si e tillë celebron mashkulloritetin toksik është e lodhshme, e dhunshme, dhe shpeshherë e padurueshme. Kush vallë duhet fajësuar për dhunën?

Kush vërtet nxjerr dobi nga shtypja e shtyllës kurrizore të shoqërisë sonë? Mashkulloriteti toksik mundëson individë të cilët vuajne nga vetbesimi i pakët të bëhen autorë bullizmi, ushtrues së dhunës seksuale mbi të miturit, apo abuzues fizik të partnerëve dhe fëmijëve.

Ç’bëhet me burrat tanë?

Veç në ditët e fundit, lajmet mbi të miturit e përdhunuar në Shqipëri dhe Kosovë dërguan valë tronditëse deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndjenjat e shumë prej nesh nxiten si pasoje e përvojave tona personale dhe, ajo çka po i ndodh vajzave, por edhe djemve tanë, na trishton pafundësisht. Në një shoqëri që krenohet kaq shumë me vlerat familjare, si shërohet ky kancer?

Dhuna seksuale e ushtruar nga këta burra është një efekt anësor i neglizhimit dhe krenarisë së shoqërisë shqiptarë. Tek ne, çështje jetëshkatërruese të tilla nuk përballohen hapurazi, në një mënyre të qytetëruar, në dobi të edukimit të të rinjve rreth seksit dhe gjinisë, dhe mënyrave sesi ata mund të fuqizohen kundër grabitqarëve seksualë. Shoqëritë progresive celebrojne rininë dhe e ngrejnë lart atë si një simbol i trashëgimisë se tyre. Shqipëri, Shqiptarë: kjo është çka do të trashëgojë rinia jonë? Një trashëgimi të mbushur me urrejtje, injorancë dhe dhunë seksuale.

A do të çohen baballarët shqiptarë të mbrojne fëmijët e tyre?

A do të çohen baballarët shqiptarë të luftojnë per mbrojtje legjislative efikase në mënyre qe t’i jepet fund krimeve të tmerrshme kunder fëmijëve?
A do të çohen baballarët shqiptarë në protestë dhe a do të krijojne ata hapësira të sigurta per fëmijët e tyre?
A do të dijnë baballarët shqiptarë t’ja bëjnë pyetjet e veshtira fëmijëve të tyre, dhe a do kenë aftësinë e duhur për të dëgjuar përgjigjet mbi realitetin e vështirë?
A do ta nisin baballarët shqiptarë hapin më të rëndësishem, atë të shërimit, duke i besuar fëmijëve të tyre dhe duke ja fshirë lotët, cilido qoftë grabitqari seksual?

A munden baballarët shqiptarë të zhvishen nga pelerina e rremë e “burrnisë” dhe të shpëtojne fëmijët nga monstra me të cilin ndajnë kohën e tyre nëpër kafene dhe lokale burrash, vende që vetëm fshehin të tilla monstra nga ne të tjerët?
A munden burrat shqiptarë të çohen për motrat e tyre, për nënat, për partneret, për koleget e për të panjohurat në rrugë?

Edhe sa raste #metoo do të duhen akoma që të shohim paksa ndryshim? Edhe sa vajza dhe djem duhet të perdhunohen akoma që çështja të merret seriozisht? Po Ti? A do presësh deri sa t’i ndodhë vajzës apo djalit tënd?

ObserverKult

———————————————————

LEXO edhe:

TRAGJEDI NË XHIRIMET E FILMIT, VRITET NJË KINEASTE DHE PLAGOSET REGJIZORI