Ish-presidenti i SHBA-së dhe kitaristi Bruce Springsteen janë bashkuar sërish për të treguar historitë e tyre amerikane në serialin podcast “Renegades: Born in the USA”, që tani është bërë një libër me të njëjtin titull dhe do të publikohet në mbarë botën më 26 Tetor 2021.
“Gjatë viteve, ne kemi zbuluar se ndajmë të njëjtën ndjeshmëri në lidhje me punën, familjen, Amerikën. Në mënyrën tonë, Bruce dhe unë kemi udhëtuar në një univers paralel për të kuptuar këtë vend që na ka dhënë të dyve shumë, për të treguar historinë e njerëzve të tij dhe për të kërkuar një lidhje midis nevojës sonë për kuptim, për të vërtetën, për komunitetin, nëpërmjet historisë më të thellë të Amerikës”, është shprehur Obama në libër.
“Renegades: Born in the USA” është një dialog i sinqertë, intim dhe tërheqës midis presidentit të 44-t të SHBA-së dhe legjendës së rrokut. Libri përmbledh biseda private, ku autorët ndajnë histori ekskluzive dhe reflektime mbi jetën, në muzikë, në dashurinë e pafund për një Amerikë plot mundësi dhe kontradikta. Vëllimi është, gjithashtu, i mbushur me ilustrime, fotografi të rralla dhe ekskluzive nga koleksionet private të autorëve dhe materiale arkivore të pabotuara, përfshirë vargjet e shkruara me dorë të Springsteen, si edhe fjalime nga Obama./Klan