Obsesioni ndaj teknologjisë

Tre persona të zhytur plotësisht në celularët e tyre, duke injoruar praninë e njëri-tjetrit. Dizajnuar nga Gali Lucas, skulptura e vendosur në Amsterdam paraqet obsesionin ndaj teknologjisë.

“Në dimër, kur errësohet aq herët, ju shihni njerëz në të gjithë qytetin të ndriçuar nga drita e telefonave të tyre celularë,” thotë Lucas për My Modern Met.

«Në parqe, kafene – edhe me biçikletat e tyre. Është mjaft e egër. Kjo dritë që rregullon jetën tonë është nganjëherë mënyra jonë e vetme e lidhjes, por gjithashtu na izolon plotësisht. Ajo na shkëput nga bota reale”, thekson Lucas./ ObserverKult