Odhise Paskali: Linda, jetova dhe do të vdes i varfër…

Odhise Paskali

Odhise Paskali: “Unë nuk jam skulptor në kuptimin profesional të fjalës, as poet në kuptimin tradicional dhe as filozof në kuptimin shkencor. Çdo gjë njerëzore më ka tërhequr. Linda, jetova dhe do të vdes i varfër”.

Paskali lindi në Përmet më 22 dhjetor të vitit 1903 dhe u nda nga jeta më 1985.

Odhise Paskali ishte skulptor, poet, eseist, përkthyes, botues dhe akademik. Cilësohet si themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar. Hapat e para të karrierës së Odhisesë janë në fushën e publicistikës.

Ai u shqua në estetikë dhe kritikë arti. Me statujat e Odhise Paskalit, disa nga qendrat në qytetet kryesore shqiptare morën një pamje të re, duke fituar edhe një identitet të tyre.

“Monumenti i Pavarësisë” në Vlorë, “Ushtari i panjohur”, “Monumenti i Skënderbeut në Tiranë” në bashkëpunim me Andrea Mano dhe Janaq Paço, e shumë të tjerë

Veprat e tjera të Odhise Paskalit ndodhen në Galerinë Kombëtare të Arteve, në Muzeun Historik Kombëtar, si dhe në disa muze dhe institucione qendrore të vendit.

ObserverKult

Lexo edhe:

ODHISE PASKALI, SKULPTORI QË SKALITI HISTORINË E SHQIPTARËVE

Odhise Paskali, në Përmet u lind më 22 dhjetor 1903. Ai cilësohet si themeluesi i skulpturës shqiptare dhe një nga personalitetet më të rëndësishme të artit shqiptar…

…Ka jetuar e qëndruar pranë familjes, me prindërit, Paskalin e Kaliopin, si dhe me tri motrat, me Uraninë, me Angjeliqinë dhe me Elpiniqin, në qytetin e Përmetit. Më 1919 shkoi në Itali, ku më 1923 kreu Liceun dhe u regjistrua në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë në Torino, ku më 1927 mbrojti diplomën në fushën e historisë së artit. Më vonë, në 1931 krijoi shoqërinë “Miqtë e artit”. Në periudhën 1932-1937, në disa qytete të Shqipërisë, u ngritën disa monumente skulpturore, punime të autorit.

Ai u bë nismëtar për krijimin e shoqërisë “Studenti shqiptar” në Torino dhe për botimin e revistës së studentëve shqiptarë të atjeshëm në vitet ‘20. Ndërsa në vitet ‘30 e shohim nismëtar të shoqatës “Miqt e Arbrit”; si organizator të së parës ekspozitë të arteve figurative dhe të çeljes së Shkollës së Vizatimit në Tiranë.

Publicistika

Hapat e para të karrierës së Odhisesë janë në fushën e publicistikës. Ai u shqua në estetikë dhe kritikë arti. Shkroi artikuj të ndryshëm me mendime e meditime për artin në mjaft organe shtypi të vendit apo të huaja. Nëse mund t’u hedhësh një sy artikujve të tij të viteve ‘20, mund të vësh re aktualitetin e tyre edhe sot. Sikur këto shkrime të autorit të mblidheshin, mund të bëhej një botim i…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult