Odise Plaku: Refleksion mbi “Kujtimet e një emigranti” të Emri Beqirit

Nga Odise Plaku

Teksa më besoi redaktim e librit “Kujtimet e një emigranti” ajo çfarë më tërhoqi në këtë libër që në fillim të tij ishte emri Shipkovicë.

Në kujtesën time befas erdhi Tetova dhe shkolla “Rexhep Voka” në mjediset e së cilës ishte organizuar “Takimet poetike në Sharr” disa vjet më parë.

Ishte një zonë e bukur që të rrëmbente sytë me diversitetin e saj gjeografik, atje në majë të një kodre e rrethuar nga malet e Sharrit, me luginën që gjarpëronte përposhtë e plot detaje të këndshme.

Por kjo tablo u pasurua akoma më shumë në shkrimin e autorit Emri Beqiri do të shkruante:

“Shipkovica është ende dhe sot një dëshmi e përpjekjeve për demokraci dhe aspirata të bashkimit kombëtar, duke qenë kështu një vatër e patriotizmit.

Ndërsa në vegjëlinë time përpija çdo fjalë të babait tim Xhaferrit për fatet e jetës në këtë fshat dhe patriotët që ajo kishte lindur e rritur ndër vite, po ashtu dëgjoja me kujdes dhe ngulitja në kujtesën time çdo fjalë të nënës sime Hatixhe, që më vonë do të cilësohej si një simbol qëndrese, vetëmohimi dhe sakrifice jo vetëm për Shipkovicën, Tetovën, por edhe  më gjerë në gjithë trojet e uzurpuara dhe të nënshtruara nën diktatin e egërsisë së udb-ashëve si dhe gjakprishurve shqiptarë të shitur për përfitime personale, që në vitet në vazhdim u evidentuan dhe u bastarduan nga shqiptarët e vërtetë.

Familja ishte është e madhe edhe e bukur. Pavarësisht se pse disa  prej tyre nuk jetojnë më mes nesh, përsëri çdo emër është një histori më vete.

Në trungun e familjes sime do të lexoja me zë dhe me një krenari të madhe babain tim Xhaferin, nënën Hatixhenë, tri motrat e mia Hatie, Xhemile dhe Hava si dhe vëllezërit Beqiri, Zaimi, Xhemili, Remziu, Vehbiu, Arifi dhe mes tyre i lindur dhe unë.

Me mall dhe dhimbje në shpirt përjetoj ndarjen nga jeta të tre vëllezërve të mi Beqirit, Zaimit dhe Arifit, të cilët kanë lënë pas një kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare dhe me vepra konkrete.

Shipkovica, fshati im i dashur, i shtrirë në trekëndëshin e zonës kufitare ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka qenë kurdoherë vatra e patriotizmit shqiptar, i konsideruar nga disa madje, si Shqipëria e Vogël.”

 Kështu, mes meje dhe rreshtave të para të këtij libri u vendos një lidhje, që do të rritej nga çdo paragraf, që do të kaloja para syve të mi.

Në plan të parë ishin kujtimet e një emigranti që kishte lënë Shipkovicën e Tetovës, vendlindjen e tij dhe ishte larguar në emigrim, në Zvicër, në atë vend ku ishin mbledhur dhe disa nga familjarët e tij.

Nuk ka ndonjë gjë interesante, sepse shumë shqiptarë kanë emigruar, por zhbirimi i mëtejshëm i këtij shkrimi do të më sillte risi dhe këshëri që më bënte ta lexoja dhe punoja me më shumë kujdes këtë libër kujtimesh.

Autori i librit, Ermi Beqiri, rridhte nga familja patriotike Beqiri e cila është e njohur për qëndrimin heroik dhe të palëkundur të nënës së tyre, që quhet me plot meritë Lokemadhja e Tetovës.

Pra, Emriu është një nga fëmijët e lindur, rritur dhe edukuar nga nënë Hatixheja, që prej vitesh, ende dhe sot e kësaj dite e thërrasin Lokëmadhja e Tetovës.

Në 110-vjetorin e shpalljes së pavarësisë dhe më saktësisht më 27 nëntor 2022, Shoqata e të Burgosurve dhe të Dëmtuarve Politikë nderoi më mirënjohje nënë Hatixhe Refik Beqiri  (Nëna e madhe e Tetovës) me motivacionin  “Për sakrificë, atdhedashuri dhe përpjekje për liri të popullit shqiptar”.

Faqet e këtij libri nuk janë thjesht e vetëm kujtime për jetën e tij personale, por ato shtrihen akoma dhe më tej.

Në këtë libër shpaloset përpjekja e vëllezërve të tij Zaimi, Vebiu dhe Remziu që gjatë viteve 80-të u dënuan me 38 vjet e gjysmë burg.

Ai ndihet krenar për  kontributin e tyre  si vëllezër në përpjekjet për të shpëtuar nga tutela serbomaqedonase, për të qenë zot të vetes dhe vendosës së fatit si shqiptar.

Emriu tregon se për arritur deri këtu  është dashur përkushtim, sakrifica, pse jo përballje ja jetë a vdekje me ata, që iu kishin vënë një çizme në fyt dhe një tjetër në kraharor, për t’u nxjerrë zemrën nga vendi.

Ai ndihet krenar që  vëllai i tyre  Zaimi ka qenë shembull frymëzimi që   të jepnin kontributin e tyre në këtë drejtim. 

Por në këtë peripeci dhe burgosje të djemve të saj, nëna e tyre, Hatixheja, do të torturohej dhe dënohej me 60 ditë burgim, por qëndrimi i saj është kthyer në një legjendë të merituar për shqiptarët në Maqedoni, por dhe më gjerë.

Idrizovi, Stara Gradishkës, Spuzhit, burgu i Manastirit kanë qenë vendet e tmerrshme të torturave, ku vëllezërit e tij kanë kaluar rrugën e ferrit dhe të vdekjes.

Edhe vetë Emriu ka qenë pjesë e këtij zinxhiri përpjekjesh për lirinë e shqiptarëve.

Ai kujton se  ishte  larguar më herët në Zvicër dhe më pas janë arrestuar vëllezërit Zaimi, Remziu dhe Vebiu, por ishin sekuestruar dhe të gjitha materialet e tij në shtëpi dhe si vëllezërit ishte akuzuar si një bashkëpunëtor në veprimtari të rrezikshme për regjimin e sllavomaqedonësve.

E kishin dënuar në mungesë me 12 vjet burg. 

Por ajo që përcillet me një dhimbje të madhe është burgosja e nënës, e cila e kishte ishte rënduar jashtë mase dhe i vinte në pikëpyetje qëndrimin e tij të mëtejshëm në Zvicër.

Arrestimet dhe burgosja e nënës ishte një presionin që sllavomaqedonësit  ushtronin ndaj familjes Beqiri.

Me mjaft finesë e dashuri ai përshkruan marrëdhëniet me të gjithë vëllezërit e motrat si në atë kohë të vështirë, por edhe tani.

Ai ka risjellë bukur dhe disa nga qëndrimet e të vëllait të tij Zaim Beqiri një emër i nderuar në trojet shqiptare sipas të cilit:

“Sot më i madh në moshë, besoj se edhe si në rini gjuha e shpirtit tim ka tri parime: gjaku, gjuha, gjeografia.

Them kështu pas asaj që u jetësua sot mes nesh. Ndaj kurrë në jetë nuk e kam menduar se edhe shokët e mi të idealit do të pajtoheshin me atë që kemi fituar. Pra, lirinë e cunguar, atdheun e rrudhur, kufijtë përmes tokës që ka një emër: Shqipëri.”

Një vend të veçantë zë në këtë libër jeta e tij në emigrim dhe përpjekjet për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tij.  

Emriu është njeriu, që ka një lidhje të veçantë ende dhe sot e kësaj dite me Shqipërinë, me shqiptarët, aq sa ëndërr e tij është, pse jo, dhe kalimi i viteve të mëtejshme të jetës së tij në Shqipëri, pse jo dhe në zemrën e saj kryeqytetin që e ka pikë të dobët Tiranën.

Një vend të veçantë ai i ka kushtuar familjes së tij, në mënyrë të veçantë bashkëshortes së tij Xheksës e cila ka qenë mbi të gjitha një shoqe, mike, udhëtare besnike e jetës së tij.

Një e veçantë e familjes së tyre është përdorimi i emrave shqip për fëmijët e tyre, dy vajzave Janina dhe Sevasti, si dhe përpjekja që ato të flasin gjuhën shqipe e ta trashëgojnë atë te fëmijët e tyre.  

Sot, Emriu  është gjysh me tre nipër të mrekullueshëm, djemtë e vajzës së madhe, Janinës: Rilindin, Rinisin dhe Rinarin ndërkohë që vajza tjetër Sevastia do ta gëzojë me një mbesë të vogël.

Në shënimin e tij në fillim të librit Emriu shkruan:

Këtë libër me kujtime ua kushtoj prindërve të mi, Xhafer dhe Hatixhe.

Ia kushtoj familjes sime, bashkëshortes, Xheskës, dhe vajzave të mia, Janinës dhe Sevastisë.

Ua kushtoj vëllezërve dhe motrave të mia, pasardhësve të tyre, që me guxim i bënë ballë çdo stuhie të jetës për të qenë kurdoherë krenarë me emrin “shqiptar”.

ObserverKult


odise

Lexo edhe:

100 LIRIKAT E ODISE PLAKUT, DËSHMI E NJË EROTIKE TË PËRKËDHELUR MENDËRISHT E TRUPËRISHT

Ndërsa lexoj lirikat e ndjera që Odise Plaku më besoi t’i përzgjedh, më vjen ndër mend piktura e famshme e Tiziano Vecellio-s “Venusi, muzikanti dhe Kupidi”.

Në një atmosferë të tillë idilike ofrohen 100 lirikat e dashurisë odiseane, lirika të cilat të prangojnë me syrin e parë që u hedh për lexim.

Prof. as. dr. Ilir Shyta

Përballë vajit në kanavacë që mbretëron në “El Prado” të Madridit, kompozohen njëlloj si në një telajo fjalët në letër dhe gjurmojnë e frymojnë eros trupor e atdhetar:

“Unë jam vetë dashuria. Venusi, italiania, bija e Jupiterit, motra e grekes Afërditë, ballazi mjeshtrit të organos, i cili i jep mësime muzike…”

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult