Tregimi i shkrimtarit kosovar Adil Olluri, “Barku i balenës” është botuar në “Beogradski knjizevnih casopis“, një nga revistat më serioze dhe më autoritative në kryeqytetin serb.
Tregimi i Ollurit është përkthyer në gjuhën serbe nga albanologia Merima Krijezi.
“E prita përzemërsisht ftesën e redaksisë së kësaj reviste letrare për të qenë pjesë e saj me një tregim timin, duke qenë i bindur se shkrimtarët gjithnjë dhe përhershmërisht duhet të ndertojnë ura komunikimi dhe të jenë thirrës së paqes së përgjithmonshme mes njerëzve, pa marrë parasysh se ç’do të thonë “heronjtë e sotëm virtualë”, është shprehur Olluri.
Tregimi “Barku i balenës” është botuar në rubrikën e letërsisë botërore të kësaj reviste.
“Barku i balenës” është pjesë e librit me tregime “Kthimi i proftit” botuar nga Shtëpia Botuese “Armagedoni” në Prishtinë në vitin 2019.
ObserverKult