“Omicron”, grupi që ia pa hairin pandemisë

Janë një grup rocku “Omicron” i rrymës heavy metal i krijuar pesë vjet më parë.

Themeluesi i grupit, kitaristi Li Heng Chan ka qenë i ndërgjegjshëm që deri më sot nuk është se ka patur ndonjë sukses të madh.

Por, ditët e fundit ai ka marrë shumë email-e dhe mesazhe nga të afërm, miq dhe të panjohur, transmeton ’27.al’.

Ata i kanë thënë: “Grupi juaj ka dalë tek lajmet!”. Chan është i habitur: “Të gjithë na duan… çfarë dreqin po ndodh?”.

Me sa duket Omicron do të kthehet në skenë!

————————-

Lexo edhe: “COVID-19 MË SHKATËRROI KARRIERËN”, FLET SOZIA RUS I DICAPRIOS

Sozia rus i Leonardo Di Caprios është shprehur se karantina e imponuar nga pandemia Covid-19 e ka shëndoshur dhe tani nuk i ngjan më edhe aq shumë yllit hollivudian.

39-vjeçari Roman Burtsev u bë i famshëm pasi fotot e tij u bënë virale në internet. Por koronavirusi i ndërpreu planet e tij për të bërë karrierë me pamjen e jashtme.

Aktualisht, ai jeton në një apartament me prindërit e tij.

“Problemet për mua nisën kur në prill 2020 u vendos karantina, duke bërë që njerëzit të më harronin. Duke qëndruar vetëm në shtëpi, u shëndosha shumë. Kisha kontrata me firma të ndryshme, por që u prishën pasi unë nuk po i humbja dot kilogramët e tepërt”, tregon Burtsev.

Por, rusi është i vendosur që të ndryshojë gjithçka deri në fund të vitit të ardhshëm: “Kam gjetur një metodë për të rënë në peshë dhe jam në rrugën e duhur tashmë. Planet e mia për të ardhmen janë të thjeshta: familje, fëmijë dhe shtëpi”.