reklamë

“One Battle After Another” triumfon në Oscars 2026, fiton gjashtë çmime

Filmi “One Battle After Another” u shpall fituesi i madh në ceremoninë e Oscars 2026, duke rrëmbyer gjithsej gjashtë çmime të Akademisë gjatë ndarjes së 98-të të çmimeve Oscar të mbajtur në Los Angeles.

Komedia e regjisorit Paul Thomas Anderson, që trajton historinë e një revolucionari të harruar, fitoi çmimet kryesore për Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë të Adaptuar, Aktorin më të mirë në Rol Dytësor, Montazhin më të mirë të Filmit dhe Casting-un më të mirë.

Filmi “Sinners”, i cili hyri në ceremoni me 16 nominime, ishte fituesi i dytë më i madh i mbrëmjes, duke marrë katër çmime.

Aktori Michael B. Jordan fitoi çmimin për Aktorin më të Mirë, ndërsa regjisori Ryan Coogler mori Oscar-in e parë në karrierë për skenarin më të mirë origjinal. Në kategorinë e aktrimit, Jessie Buckley fitoi çmimin për aktoren më të mirë për rolin në filmin “Hamnet”, duke shënuar Oscar-in e saj të parë.

Ndërkohë, Amy Madigan u shpall aktorja më e mirë në rol dytësor për filmin “Weapons”.

Ndër të tjera, fantazia muzikore koreano-jugore “KPop Demon Hunters” fitoi dy çmime Oscar, ndërsa edhe filmi “Frankenstein” siguroi dy trofe në kategoritë teknike.

Lista me disa nga fituesit e Oscars 2026

Filmi më i mirë: One Battle After Another

Aktorja më e mirë: Jessie Buckley – Hamnet

Aktori më i mirë: Michael B. Jordan – Sinners

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Amy Madigan – Weapons

Aktori më i mirë në rol dytësor: Sean Penn – One Battle After Another

Regjia më e mirë: Paul Thomas Anderson – One Battle After Another

Skenari origjinal më i mirë: Ryan Coogler – Sinners

Skenari i përshtatur më i mirë: Paul Thomas Anderson – One Battle After Another

Filmi i animuar më i mirë: KPop Demon Hunters

Filmi më i mirë ndërkombëtar: Sentimental Value

Dokumentari më i mirë: Mr Nobody Against Putin

Efektet vizuale më të mira: Avatar: Fire and Ash

ObserverKult


Lexo edhe:

Aktorja nga Kosova arrin sukses në skenën më të madhe të filmit, merr çmim Oscar