Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare dhe bashkëpunimeve kulturore të vazhdueshme midis Shqipërisë dhe Kosovës, Opera e Kosovës sjell në TKOBAP premierën e saj historike, “Goca e Kaçanikut”, operën shqiptare të kompozuar nga maestro Rauf Dhomi.
Një histori dashurie, trimërie dhe lirie, e bazuar në novelën e Milto Sotir Guros e sjellë në jetë me regjinë e regjisorit Nikolin Gurakuqi.
Ky produksion vjen si një homazh për Festën e Flamurit, nga Orkestra dhe Kori i Operës së Kosovës dhe Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, nën dirigjimin e maestros Edon Ramadani.
Një tjetër shfaqje që nuk duhet ta humbisni, më 25 nëntor, në Teatrin e Përjetimeve./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
OPERA “GOCA E KAÇANIKUT” NË SKENË PAS 45 VITESH, BASHKON PRISHTINËN, SHKUPIN E TIRANËN