Duke filluar nga data 23-25 prill në Tiranë do të mbahet Panairi i 3-të mbarëkombëtar i librit akademik dhe shkencor.
Ky Panair organizohet nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës me bashkëpunimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Komiteti organizativ i ngritur për këtë qëllim ka aprovuar programin e veprimtarive që do të bëjë bashkë 35 institucione të kërkimit shkencor nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut në ambientet e brendshme dhe të jashtme të Akademisë së Shkencave.
Kështu ka njoftuar Qendra e Studimit të Arteve përmes një njoftimi në Facebook.
Panairi synon që të bëjë të njohura arritjet më cilësore në botimet akademike, shkencore dhe universitare dhe promovimin e figurës dhe personalitetit të shkencëtarit e studiuesit shqiptar në hapësirën mbarëkombëtare.
Ky panair, i kthyer tashmë në traditë (i pari në Tiranë në vitin 2022 dhe i dyti në Prishtinë në vitin 2023), provoi se libri akademik dhe shkencor kërkon qasje të tilla gjithëpërfshirëse, ku akademikët, studiuesit, autorët, botuesit, institucionet kërkimore, IAL-të, të jenë së bashku, në shërbim të promovimit të këtyre botimeve dhe lehtësimit të rrugës së librit akademik dhe shkencor drejt lexuesit.
Si një aktivitet me karakter promovues, konfirmues dhe manifestues, Panairi i 3-të i librit akademik dhe shkencor, Tiranë 2024, do të mundësojë pranë vendosjen në sasi dhe cilësi të botimeve shkencore dhe të autorëve të tyre nga e gjithë hapësira shqiptare, duke synuar lidhjen në një rrjet të botuesve të librit shkencor, në universitete e institute, për të lehtësuar jo vetëm marrjen e informacionit, por edhe mundësinë e shkëmbimeve shkencore, në liri të plotë komunikimi e ndërveprimi.
Panairi do të shërbejë si një hapësirë dhe mundësi diskutimi mbi tema të rëndësishme të dijeve shqiptare, kërkimit shkencor dhe të drejtës së autorit.
Programin në tërësi të këtij panairi mund ta shikoni duke klikuar KËTU:
ObserverKult
Lexo edhe:
HAPET SOT PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË
Sot hapet Edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë. Organizatorët e këtij panairi kanë bërë të ditur së në këtë edicion pritet të marrin pjesë mbi njëqind (100) shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria. Po ashtu nga Maqedonia e Veriut e më gjerë. Në panair do të prezantohen mbi dymijë botime të reja.
Me moton “Libri triumfon”, sot do të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit. Ky panair po mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë. Ky panair është organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
HAPET PANAIRI I LIBRIT NË PRISHTINË, PJESËMARRËS MBI 100 BOTUES
Hapjen e panairit të 22-të të librit në Prishtinë e konsideroi ngjarje të rëndësishme ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Në hapjen e këtij panairi me moton “Libri mbron mendjen”, Çeku tha se ndjehet i inkurajuar me punën që është duke u bërë sa i përket propozimit të reformës për të ndërtuar një politikë ndaj librit.
“Jam shumë i gëzuar që ky rikthim po ndodh pas një pauze të konsiderueshme. Komuniteti është mjaft mirë i organizuar dhe kjo ngjarje e ka marr epitetin e një ngjarje të rëndësishme
Ka qenë një periudhë e mbylljes e distancës së panairit por edhe e rikthimit pranë librit. Mbështetja për librin duhet të kaloj në një nivel tjetër. Unë jam shumë i inkurajuar që punën që po bëhet e që është duke propozuar një reformë e thellë.
Kjo për ta ndërtuar një politikë tjetër ndaj librit”, tha Çeku
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, tha se me marrjen e detyrës së re, e ka të pamundur të lexojë libra. Si i ri ai tha se ka qenë edhe libërshitës.
“Përgjatë viteve Panairi i Librit ka qenë një ngjarje e rëndësishme për libërdashësit dhe botuesit. Panairi është vendi ku takohen botuesit dhe lexuesit.
Kam punuar edhe në panair të librit. Për arsye që kam mbështet babën gjithmonë në Panairin e librit. Në këtë detyrën time të re e kam të pamundur me lexu aq sa kam qejf. Një prej mungesave është koha e lirë për të lexuar një roman të bukur”. Kështu është shprehur Zogaj.
Kryetari i shoqatës së botuesve të Kosovës, Edon Zeneli, tha se në këtë panair do të jenë mbi 100 botues.
Po rikthehemi pas dy vitesh me ngjarjen me të rëndësishme të vitit “Panairi 2022”. Ka një gjë sublime, që nuk lejoj veten
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult