Nga Orhan Pamuk
“…Dhimbjet e dashurisë së vërtetë zënë rrënjë në thelbin e ekzistencës sonë, na mbërthejnë fort në pikën tonë më të dobët dhe duke u ngërthyer me dhimbjet e tjera, degëzohen dhe shtrihen në të gjithë trupin dhe jetën tonë asisoj, sa është e pamundur t’i vesh fre.
Te të dashuruarit e pashpresë, kjo dhimbje mund të provokohet nga çdo ngjarje, nga vdekja e babait që është tejet dëshpëruese, por edhe nga një fatkeqësi e rëndomtë, siç është humbja e çelësit, me një fjalë të gjitha ngjarjet e tjera që të lëndojnë, çdo problem apo shqetësim mund të ngacmojë.
Ai që vuan e lëngon për hir të dashurisë, sikurse unë, mendon se të gjitha vuajtjet e tjera do të marrin fund po të mbarojnë brengat dashurore, por kështu, pa e kuptuar, i thellojnë edhe më shumë plagët e shpirtit…”
*Nga “Muzeu i pafajësisë”
ObserverKult
Lexo edhe:
ORHAN PAMUK: ISHTE ÇASTI MË I LUMTUR I JETËS SIME… DHE UNË NUK E KUPTOVA
Paskësh qenë çasti më i lumtur i jetës sime dhe unë nuk e kuptova.
A thua gjërat do të merrnin tjetër rrjedhë nëse do ta pikasja dhe do ta mbroja këtë lumturi?
Patjetër, nëse do ta kuptoja se ky ishte pikërisht çasti më i lumtur i jetës sime, nuk do të lejoja të më shkiste kurrsesi nga duart.
Ndoshta ky çast i artë dhe i mrekullueshëm, që ma kishte mbështjellë çdo pjesë të trupit me paqëti të thellë. Zgjati vetëm disa sekonda. Por lumturia që përjetova m’u duk sikur u shtri në orë e vite të tëra.
Ditën e hënë, me 26 maj të vitit 1975, aty rreth orës tre pa një çerek, për një çast m’u duk sikur bota u çlirua. E gjitha nga ligjet e kohës dhe të rendesës.
Njëlloj siç ndodh njeriut kur çlirohet nga ndienja e mëkatit, krimit, dënimit dhe pendëses.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult