Orhan Pamuk sot i mbushi 70 vjet…
Orhan Pamuk ka lindur në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç thotë ai vetë: “me orientim euro-perëndimor”.
Romanet e tij, përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, shpesh peshojnë mes përrallës dhe realitetit dhe pasqyrojnë Turqinë e djeshme e të sotme, transmeton ‘a2news.com’.
Pamuk ka shkruar për veten e tij: “Kam kaluar jetën time në Stamboll, në bregun evropian, në shtëpitë kundruall bregut tjetër, Azisë. E pastaj, një ditë, u ndërtua një urë që i lidhte dy brigjet e Bosforit. Kur kam kaluar mbi urë dhe kam parë panoramën, e kam kuptuar se ishte edhe më mirë, edhe më bukur të shikosh dy brigjet bashkë. E kam kuptuar se më e mira ishte të jesh një urë midis dy brigjeve, pa iu përkitur atyre.”
Orhan Pamuk është autori i parë turk që merr Çmimin Nobel për letërsi. Motivacioni ishte: “Në kërkimin e shpirtit melankolik të qytetit të tij të lindjes, ka zbuluar simbole të reja për të pasqyruar përplasjet dhe lidhjet midis kulturave të ndryshme”.
Lexo edhe:
ORHAN PAMUK: KAM RËNË KEQAS NË DASHURI!
-Kam rënë në dashuri me ty.
Kam rënë keqas në dashuri me ty!
Në zërin e saj me ngjyrim paditës, çuditërisht dalloheshin dhe nota dhembshurie.
-E kam mendjen vetëm te ti.
Nga mëngjesi në mbrëmje të mendoj vetëm ty.
-Edhe unë të dua shumë.
U tregova i çiltër, por pohimi im nuk kishte fuqinë dhe vërtetësinë e saj. Ajo pohoi e para. Unë vetëm përsërita të njëjtën gjë, ndaj u duk sikur përbetimi im dashuror ishte më shumë nje akt mirësjelljeje ngushëllues, ose thjesht kopjues. Ajo e pranoi e para përmasën e frikshme të kësaj dashurie dhe kësisoj e humbi lojën.